Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Analisti Skënder Minxhozi, teksa krahason betejën e Bashës dhe Berishës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, vlerëson se ish-kryeministri është më shumë i favorizuar në bashkitë e veriut.
“Është një fushatë mes opozitës, shumë atipike. Një fushatë që ka një aleancë, ku dy partitë e aleancës nuk bëjnë fushatë, por fushatë bën një komponent i trete, i cili është i paligjshëm, “Foltorja” e Berishës, të cilit, Meta-Kryemadhi-Ndoka i kanë hapur rrugë për të bërë luftën e tij kundër Bashës. Është një fushatë që zhvillohet brenda opozitë , është një fushatë tripolare. Realisht, unë shoh që Berisha është para të paktën në bashkitë e veriut. Parashikoj që Basha e ka të vështirë të fitojë diçka në këto zgjedhje”, tha ai për Vizion Plus.