Analisti Armand Maho komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv situatën politike në vend. Në lidhje me shkarkimin e Arben Ahmetajt, për analistin Maho kemi të bëjmë me një luftë të brendshme brenda Partisë Socialiste ndërsa theksoi se Ahmetaj është ndër ministrat më të përfolur për aferën e inceneratorëve. Më tej ai theksoi se zëvëndësimi i Ahmetajt me Belinda Ballukun, është një karshillëk që i bëhet Erion Veliajt nga Edi Rama.
“Ahmetaj është një nga ministrat më të përfolur për aferën e inceneratorëve, aferë nga e cila Rama nuk di se si të shpëtojë. Nga një anë, në vend të Ahmetajt i duhet një i besuar, jo se Ahmetaj nuk është i besuar, por ishte mjaft i goditur në lidhje me këtë çështje. Ndoshta një paralajmërim për Veliajn nuk përjashtohet pasi Veliajt i ka dalë emri tek inceneratorët, shoh veprime paniku të Ramës. Po i shet të gjithë për të shpëtuar veten nga kjo çështje. S’kemi vetëm një abuzim apo devijim të korrupsion siç do e quante Edi Rama. Kemi të bëjmë me një vjedhje të mirëfilltë. Kompani fantazëm që blejnë banane dhe shesin beton për të shkarkuar fatura për punime të pa kryera të inceneratorët. Skemë e mirëfilltë kriminale, që vinte nga lart poshtë.”-deklaroi Maho.
Ndër të tjera analisti Maho deklaroi se Rama duhet të jetë gardiani i thesarit të shtetit, por paratë nga thesari i shtetit kanë dalë me firmën e kryeministrit, dhe me 18 vendime qeverie nuk mund të quhet i papërfshirë.
“Ka shumë të tjerë të qeverisë në aferën e inceneratorëve. Ahmetaj ishte ideatori i aferës së inceneratorëve. Më pas ai ka pasur një llojë tërheqje. Ideatori i ngritjes së skemës së inceneratorëve është Arben Ahmetaj. Kam dëgjuar se është në listën e Britanisë së Madhe, i sanksionuar. Nuk e di sa e vërtetë është, mbase kjo ka qenë dhe arsyeja e Ramës për vendimin e papritur.”-tha Maho.
Sa i përket Belinda Ballukut në postin e zv.kryeministrit, Maho tha se kemi një karshillëk që i bën Edi Rama, Erion Veliajt ndërsa shtoi se Balluku po fuqizohet shumë.
“Në vetëvete Rama nuk e do një llojin e tij, Veliaj është një mini Rama në krye të Bashkisë Tiranë. Ai e di shumë mirë që Veliaj mund ta shesë. Veliaj me pushtet është shumë i rrezikshëm. Mund të kemi edhe shkarkime të tjera.”-deklaroi Maho.