Analisti Mark Marku shprehet se “Opozita duhet të bëjë protesta”

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mark Marku, gjatë një interviste në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në televizionin e FaxNews është shprehur në lidhje me axhendën që duhet të ndjekë opozita për rrëzimin e Edi Ramës.

Marku shprehet se është pro pròtestave por kundër rèvolucioneve të dhùnshme, pasi shpeshherë ato nuk e rregullojnë problemin por sjellin probleme të tjera. Analisti flet për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundra qeverisë si dhe për alternimin e sinergjisë të këtij fronti me një fushatë të mirë me kandidat potencial.

“Unë normalisht jam për pròtesta. Pròtestat e mëdhaja mund të sillnin dhe zgjidhjen e çështjes. Kur them për krijimin e një fronti kundra Ramës nuk kam parasysh vetëm pròtestat por diçka më të gjerë. Të krijimit të një lloj sinergjie mes partive politike, mes aktorëve individual dhe mes grupeve sociale që nuk përfaqësohen politikisht.

Një tip lëvizjeje jo domosdoshmërisht të dhunshme pasi mendoj se lëvizjet rèvolucionare nuk e zgjidhin problemin përkundrazi sjellin probleme të tjera. Unë mendoj një lëvizje rezistence të tipit politik ku të gjithë aktorët të konvergojnë për rrëzimin e Ramës.

Paralelisht do duhej të bëhej një fushatë elektorale me kandidatë të mirë, ti japin garanci zgjedhësve që ata janë vërtet për ndryshimin. Nuk jam dakort me lëvizjet sporadike që u bëjnë thirrje njerëzve të dalin në rrugë në mënyrë kaotike.”- u shpreh Marku.

Zjarr Tv Ad