Analisti nga Kosova: Rama e ka deklaruar se është vëlla me Vuçiçin, anulimi i mbledhjes ‘atentat’ ndaj Kurtit

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Agim Sopi tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka deklaruar vetë se e ka vëlla presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar anulimin e mbledhjes mes dy qeverive shqiptare të planifikuar për të mërkurën në Gjakovë.

Sopi tha se politikisht ajo që ka thënë Rama më herët do të thotë shumë. Ai përmendi edhe “bizneset e fëlliqura” ku janë përfshirë Rama e Vuçiç, sipas tij.

“Edi Rama kaherë e ka deklaruar veten vëlla të Vuçiqit. Politikisht kjo do të thotë shumë. Ka hyrë në biznese të fëlliqura me Vuçiçin, ka edhe shumë informacione të tjera të pista të këtij lloji. Bizneset e pista mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë që nga koha e Enver Hoxhës”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Sipas Sopit, anulimi i mbledhjes nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe, por siç thotë ai, ka rëndësi momenti. Ka konsideruar se ky është një “atenat” ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe që është tikë pas shpine ndaj Kosovës.

“Nuk është një fatkeqësi anulimi, sepse këto mbledhje qeveritare janë mbajtur si ceremoniale. S’kanë dhënë ndonjë rezultat asnjëherë. Kanë qenë më shumë ceremoniale sesa që kanë kontribuar në integrimin e popullit shqiptar. Fatkeqësia e dështimit kësaj radhe është momenti. Momente të vështira të tilla kanë dështuar takimet me krerët shqiptarë. Kujtojmë kthimin nga Rambuje kur Ibrahim Rugova është detyruar të qëndrojë në aeroplan në Rinas dhe të takohet me krerët e shtetit shqiptar sepse ka pasur informacione se po i përgatitet një atentat. Anulimi i kësaj konference është një ‘atenat’ ndaj kryeministrit Kurti. Jemi në një situatë luftë në veri dhe në vend që të kërkojë Rama takim urgjent me Kurtin, ai kërkon takim mes nga dy ministra. Është një presion që vëllai i madh ia bën vëllait të vogël”, tha Sopi.

Zjarr Tv Ad