Analisti Preç Zogaj: Aksioni i koordinuar dhe përqendruar i qeverisë kundër Prestige Resort është sulm kundër mediave. Agjencitë, gardistë të kryeministrit që marrin urdhra

0
348
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Preç Zogaj në një intervistë për News 24 ka deklaruar se nderhyrjet e paligjshme te IKMT-se ne Prestige Resort jane nje sulm i qeverise per mediat qe drejton Irfan Hysenbelliu.

“Në këtë aksion të koordinuar dhe të përqendruar të qeverisë kundër një resorti turistik unë realisht shoh jo resortin, unë shoh News24, Gazetën Panorama, Gazetën Shqiptare, portalin Ballkan web, pra unë këto shoh.

Ajo pishina, shkatërrimet që po bëhen aty, nxjerrja jashtë funksioni e resortit në kulmin e sezonit, sulmi ka në shënjestër grupin mediatik. Në Shqipëri pastaj pretekste nxjerr sa të duash.

Qeveritë duhet të jenë të përmbajtura, objektive dhe të drejta. Këtu unë shtroj një pyetje, pa i hyrë aspekteve teknike, cfarë ruajnë të gjitha këto agjencitë e pafund të qeverisë që janë fryrë me njerëz këto 9 vjet, administrata publike ka shkuar në 120 mijë, cfarë ruajnë këto?

Këtu kemi me dhjetra shembuj që i kejojnë të ndërtohen pallate deri më 30 kate, pa leje të qartë. Kemi dhe në bregdetin e Shqipërisë ndërtime pa leje që i lejojnë dhe të përfundojnë. Cfarë bëjnë këto? A janë për të vëzhguar territorin? Këta janë thjesht gardistë të kryeministrit që nuk bëjnë punën por janë në gatishmëri të marrin një urdhër sulmi kur vjen dita.

Unë u them ore pse nuk ndërhyhet këtu kur ndodh shkelja?

Sepse ky është raport pikë së pari me shtypin, me median e ka nuk e ka me resortin dhe pishinën, ky është raport i pushtetit me median në Shqipëri.

Nëse më bën fresk bëj ç’të duash, nëse më kritikon unë të shkatërroj, ky është raport që tregon poshtërsinë e qeverive dhe pushteteve, ata nuk njohin pavarësinë e mediave.

Sulmi ndaj mediave te Irfan Hysenbelliut eshte nje ngjarje shume e rende. E ilustron ne perfeksion se Rama eshte pare atje, frekuentues i resortit, marredhenie normale me pronarin. Cfare ka ndodhur? Ka ndodhur qe kjo media, e cila ne vleresimin tim prej 20 vitesh eshte nje media model ne kushtet e Shqiperise sa i takon profesionalizmit, ka udhehequr opozitarizmin mediatik perkundrejt megaskandalit te inceneratoreve”.

Zjarr Tv Ad