Analiza e Agron Gjekmarkajt: Krifca me mollëza të kuqe shihte Braçe trazovaçin që e vonon për në mësim te Akademia e Barinjve

0
326
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kronikë malli, e brengash që nuk na ndahen !!

Lindita po e bënte të qartë se ” për Babo e troje të veta nuk i dhimbsej gjâja e jeta” per më teper kur ai mungon.

Akuzave kompleksuese po u përgjigjej me kundërsulm si dikur mirditoret në luften e Krimesë me Lleshin e Zi.

Bela erdhi e sertë sot po kaq e sigurtë. Nuk shfaqi asnjë dobësi, as ndonjë gëzim, duke shkaktuar ankth e pritje. Çdo buzëqeshje modeste e merrte mrapsht dhjetëfish nga mileti atij logu.

Margeriti mungoi me gjasë e trembur nga zëri i Albanes si kolonë zanore e revolucionit qe po vjen ! Ndaj nuk e pamë të sapo zbritur nga një ëndërr krejt si mjegulla që shtrihet ngadalë mbi luginë per të hedhur vështrimin e përtueshem e nazik mbi sallën e trazuar. Anarkia ne horizont po e shushat dhe frika mos Ina e therret shoqe po kaq.

Niko u shkryth pak dhe lëshoi një uf a bërrrr të cilin e dëgjoi vetëm ai vetë qerratai. Shqisat e tij nuk janë kurrë indiferente ndonëse pa emocione si makinë llogaritëse u gjeten të papergatitura nga vemendja -pyetje e Doktorit mbi pastruesen.

Teta Gerta dukej e pushtuar nga një xanxë turbulluese ndërsa kqyrte tutje-tehu pa adresë dhe kujdesej që shikimi mos ti ndeshej me atë të Xhaxhi Titit i cili ja bën qejfin qeder herë pas here me denoncime e krisma.

Olta edhe pse u zgjodh njeriu i vitit nga një emison serioz pret komplimentet e kolegve që nuk i mberrijnë. Unë po ja bëj nga dritaret e kronikes me një te dashur aferim.

Ulsiu pasi kaloi një lëngatë disa ditore ishte qëruar e lëmuar si linat e qarrit nga levozhgat. Plot gjallëri jepte e merrte me shiharete se virusi e kishte lene eksiq në fjalë.

Elisa në qiellin e shtatë pas lavdeve të marra nga Babo ku jeta i dukej si fllad , pret të nisë lufta dhe të nxjerrë artilerinë e rëndë me bojë katran. Po kaq i vlon ëndrra që Babo ta shohë tek vajis armet, ndërkohe ka uri se dieta e tepërt të vetën bën. Një byrek aromëndjelles i shkon në mendje po nuk do qe ta shohin agjentet e fshehte të kronikes te cilët shijen e të gëlltiturit ta kthejnë në jangellesh.

Tezja konkurronte edhe sjellsin e fatkeqësive për nga nurseslleku teksa thurte një triko.Vitet ikin hareja tutje. Ajo murrëtimin si pelerinë mbi supe hedh.

Boren një dremitje e lehtë pushimesh e shoqëronte, bashkë me të një dëshirë e ndezur për të patur ndonjë vështrim nga Babo i regëtinte

Edona rrinte në ankth mos dikush i kujtonte sekretaren dhe projektet e saj kokëçarese.

Çuçi tek heshtja ka gjetur paqen derisa ndoj pushkaliqe t’ja bëjë bam në kotec. Ikonomi nga paqja mendon për luften që e ka dy metra larg. Po kaq për tiganin qe ka harrur mbi sobë shqetesohet. Delinen se kuptova në ishte apo jo po gjithsesi ajo nuk e heq spinën nga viti tjetër e njëjta e qeshur i është ngrirë në fytyre.

Krifca me mollëza pak te skuqura nga stresi dhe shëndeti me pervujtni shihte Braçe trazovaçin i cili si guralec i ka hyrë në kepucë duke e vonuar sa herë ka leksion në Akademine e barinjve. Herën e fundit barinjet nuk e priten në lëndine. Xha Sabahu me gunën mbi supe u priu dhive pikë e vrer.

Shalsi pas meditimit foli e tha hmmmmmm.

Ndonëse e dija në ç’hone e zezona do kalonte pasditja në Kuvend gjithsesi shkova. Konflikti mes puritanve safi dhe të shiturve mavi po merr trajta dramatike. Tonet janë te larta, e vërteta dhe genjeshtra pothuaj zihen per fyti teksa ai thahet për fjalë pajtimi.

Alibeaj si Polifemi në shteg të guves priste delet të kalojnë për të vënë dorë mbi të pandreqshmit. Mua si mbi palet me zunë pritë në korridor Tritani, Oerdi, Agroni dhe Belindi ku më dorëzuan një leter pendimi e autokritike zografisur në pergamenë. Vende vende mbi të shquheshin njolla vajtimi.

Me keputi shpirtin Kelliçi ish kryetari i ish komisionit të ish rithemelimit, dihatej me ngashërim por gjeti forcë dhe në emer të katërshes me dha fermanin si me konfident qe e kam.

E hapa, ç’të shihja mu erren syte. Ajo fillonte ” I nderuar Z. Alibasha….”! Nuk bën kështu u thashë por ndërhyri Tritani i cili me tundje gishti me sqaroi se në “partinë tonë emrat i vendos Doktori ai është gjendje civile ne fjalen e tij e kemi Bibel e Kuran” ! Oerdi shtoi “Errare humanum est, perseverare autem diabolicum”.

Agroni përshpëriste “po ne jemi penduar, ne jemi pastruar nga lakrat , ne kemi besim se partia do na e heqe njollen”.

Në atë ujdhesë ku çasti e rasti kërkojnë individin si gjykatës i epërm kaloi Kryezëvendës Lideri Muli i cili i pa venger, i qortoi per atë rreke qaramanllëku e dorezimi. Me një levizje të befte me kapi zarfin nga dora dhe e beri copë e çikë, “Kështu do ti thërmojmë të gjithë besprerët, partia jemi ne, ku është Doktori është ajo” tha dhe me hap të rënde iku drejt historisë. Unë ndjeva deren e saj të më pingronte në fytyre teksa mbyllej. Pata ndjesinë e jetimit.

Salianji ka ditë që derdh djersë per bashkimin e demokratëve dhe të grupit pa u lodhur. Atypari kaloi si Neroni që ngrohu duart kur Roma u dogj. Shikimin e njeriut që mendon kokat hengshi o maskarenj , zifti ju përveloftë, damllaja ju shoftë , që nuk më deshet sa ju desha-kishte. Mbase është edhe maturi, mos ngutje , se ka ditelindjen sot evlati ku i urojme edhe 100 të mbrothta. Betejat e kanë hequr ca po jepet ay!? Le njerën fillon tjetrën firauni.

Dash Sula pasi ka bërë të vetin parimin e Platonit se e bukura pranohet pa shpjegim me petka plot shkëlqim duke thyer çdo kufi estetik u ul mendueshëm në vendin e tij.

Jorida, ah e trishta Joridë as ajo nuk u duk me gjasë i kishte shterruar të gjithë lotet e saj të shumtë duke i derdhur vakive të partisë me shpresën se melhem mbi plage do binin. Përjashtimin e të katërtve me katër ore qarje e shoqëroi, nga një për secilin. Po partia nuk do lot por fjalë si plumb. Mbase sot në vetmi ajo rri e heshtur e indiferente si gur zalli ndaj çdo dhimbje. Gaz Bardhi në pandjeshmëri e tabiate ndihej i konkuruar. Gjurmet e rrekeve të gjata i kan? lënë shenjën si përrenjt e tharë mbi tokën e zhegitur.

Ata që ishin afër Helidon Bushatit pohuan se ai tha “ Shaj të shajmë hidh e prit . Fryu-shfryu ditë për ditë eh, ky topi politik…..!”

Xhelali nuk po kupton më kush ështe miku dhe armiku ndonëse për Kamzën jep jetën e cila nuk është aq e gëzuar aty brenda mes pusishë. Ezmerlleku i Xheles është bërë meditativ i pasigurtë në duhet thenë më gënjeve një herë haram e paç në me genjeve dy herë hallall e paç.

Tao dukej i velur nga yndyra e festave. Edhe mendimet i kishte me shtresa si bakllava. Fjalët me elegance sherbeti i hidhte ku kryefjala ngjante me copa arre dhe kallzuesi me rrush të thatë mes gromsimave të përgjithshme që nga mazhoranca nuk mungonin.

Mimi di Puccini pasi kishte përshpëritur me vete nja dhjetë “Ave Maria”, ndihej e dlire dhe e pamëkat edhe pse sdihej në erdhi apo jo. Ajo ish Kryeministrit Majko dukshëm i pa ngasje i pat lënë pranë veshit postulatin “ç’te jep Zoti s’ta merr robi” ! E kishte degjuar Klosi e thënë paska “çdo Babo bën Zoti kaq e ka mësu robi”. Të mbaje qëndrim ishte e rrezikshme se ja di dorën Zotit e robit. Majko heshti gjatë.

Tigrushi thuhet se rri i menduar, mbi tavoline ka vënë qindra cv pastruesesh dhe sdi kë të zgjedhë. Shume syresh janë me master e doktorature.

Edhe per Damon zerat vinë se nuk ishte treguar tahmaqar në të ngrënë dhe si deshmi mbante të mbërthyer një xhaketë slim. Herë pas here treguar ka muskujt. Klevis Xhoxhi ishte madhengjyer e paskesh premtoi se do ndiqte këshillat e tij në palestër.

Etilda si për të plotesuar trekendeshin e Bermudes në mungesa nga Brukseli e përqëndruar si gjithmone mbi vetveten dhe e përkulur mbi kompjuter u shfaq me syze shikimi si për të na thënë që horizontet po turbullohen ndaj syve u duhet ndihme per të kapur detajet njerzore te një kohe pa ngjyra.

Flutura Açka kerkon personazhet e romanit të ri brenda ngjarjeve të vjetra. Ajo ndërdyzet në duhet të ndërroje gjini dhe të merret me satire, por sheh nga unë dhe mendon dy janë shumë dhe vendos të mos e negocioje seriozitetin e vet në mes të shakasë.

Fatmiri si qiriu i Naimit mes nesh ka qëndruar dhe në erresiren e ndarjes flakëzën e bashkimit sjell por “humbjen e florinjve dhe gëzimin e fqinjve” të Sadiut saken se e harron.

Çyrbja ka reflektuar gjatë këto dite pushimesh i brejtur nga dilema në duhet të shkojë në sallë vetëm kur është Babo apo si syri i tij vigjilent të shohë e vezhgojë çdo paudhësi. Nuk ishte i sigurtë në do përballonte vuajtjen dhe zemërimi do ta shpinte kah dajaku per ata qafira.

Nasipi shikonte nga çeta e vogel por stoike e PL dhe mendonte sa mire që gajretova me e kalue herët Rubikonin dhe ndidhte me sy Agron Çelen qe ti ulej pranë si dy socialistë që rigjetën grigjën. I dukej Blerina ku e ku me e dashur se Mona. Këmbët e lehta faqja e bardhe.

Diku më zunë sytë Kostën e Gramozit dhe të Linditës që çapitej me stoicizem që te fliste pa thënë gjë në këto kohë jallane.

Babo duke pare në ekran ngrohte duart në zjarrin që Opozita kishte ndezuar brenda vetes dhe kruan mjekrrën nga lezeti që i shkakton farfullitja. Pyeste veten e ardhmja u perket atyre që digjen apo atyre që ngrohen?! Nuk po i dilte llogaria, Doktori digjet Luli krihet. Hajde gjeja fillin. Tërmeti e dha një shenjë.

Zjarr Tv Ad