Analiza e avokatit: Loja poker e Sorosit me krupiere Yuri Kim dhe derrin maç Lylin e Soros

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Avokat Altin Goxhaj

LOJA E POKERIT E SOROS ME KRUPIERE YURI KIM DHE DERRIN MAÇ LYLIN E SOROS (çfarë fshihet pas avazit të Lylit dhe pazarit që kërkon të bëjë Soros me Bashkimin e PD)

PO KUSH ËSHTË ASI I BERISHËS KËTË JAVË?

Në këtë moment Lyli i Sorrës është konvertuar thjesht në Papagallin e Yurit, ajo është suflerja që i shkruan me pikëpresje tekstin që reciton! Avazi i Lylit për mos ikje nuk ka të bëjë me ikjen e tij, se ai i ikur është!

HALLI I YURIT DHE SOROS ËSHTË TË BËJNË PAZAR ME IKJEN E LYLIT PËR TË ELEMINUAR TARGETIN IDEOLOGJIK ANTISOROS TË NJË PD TË BASHKUAR! Lyli tashmë është karta e djegur! Po përse po vazhdon avazin Lyli?

Edhe sa ditë do e zgjasi avazin e blablablasë që i shkruan Yuri? Pas 6 Marsit, Yurit dhe Soros i ka mbetur Lyli në dorë si derri maç dhe po kërkojnë ta shesin kundrejt formulës së bashkimit në dëm të Berishës dhe vetë Rithemelimit të një Opozite Konservatore Sovraniste dhe mbi të gjitha AntiSoros!

Është e gjitha një lojë pokeri e Sorosit, që “kruperja” (ajo që ndan letrat në tavolinë) e Sorosit, Yuri Kim ti rrisë koston Berishës si “bashkë fajtor” me Lylin: Të dy janë problemi, të dy duhet të ikin.. dhe sdms Berisha me narrativën e tij ekskluzive AntiSoros!

Gjithë halli është menaxhimi i uljes së kostos së humbjes së lojën menaxhimit të Opozitës duke kërkuar që ta kalojnë topin e fajit në fushën e Berishës që ky të paktën të heqë dorë nga targeti Soros dhe afrimi ideologjik me të djathtën e Partisë Republikane Amerikane dhe për ta shtyrë drejt qendrës globaliste gjoja të djathtë. Në këtë moment as që diskutohet eleminimi i Lylit të Soros.

Lyli është kartë e djegur! Do përdoret sa më shumë nga Yuri dhe Soros për të bërë rrit koston e rithemelimit. Këtë javë do mbushen mediat e Ramës dhe Soros me debatin se Berisha është problemi i vetëm pasi Lyli është problem që zgjidhet tak fak: Ik Berisha që të ikë Lyli!

Gjithë diskutimi është si mund ti bëhet sa më shumë Opozitës duke kërkuar kompromise që sabotojnë Rithemelimin si Forcë Konservatore Sovraniste me fokusin kryesor heqjen e shënjestrës ndaj Soros dhe sorosizmit!

Një kompromis që Soros është i gatshëm ta pranojë është kotrolli mbi rithemelimin e PD dhe platfrormën e re politike me anë të diversantëve të Soros (Kujtoni historinë me KOPin në 2005)! PO KUSH ASI I BERISHËS KËTË JAVË QË MUND TË RRËZOJË SKENARIN SOROS-KIM?

Ajo quhet Evi Kokalari! Ajo vjen këtë javë nga SHBA me autorin e librit të famshëm që demonton Sorosin në SHBA Matt Palumbo dhe Kryetarin e Federatës të së Rinjve Republikan Amerikan trumpistin e njohur Rick Loughery!

I pari vjen për të betonuar targetin antisoros të PDsë së rithemeluar ndërsa i dyti për të përforcuar boshtin ideologjik konservator dhe sovranist të saj! Si gjthm Evi Kokalari vjen nga SHBA pikërisht në momentin dhe vendin e duhur, me njerëzit e duhur

PRA ÇËSHTJA ËSHTË KUSH DO E FITOJË BETEJËN? YURI APO EVI? SOROS APO BERISHA?

(Ndërsa Lyli është thjesht letër WCje njëpërdorimshe.. apo saktë është përdorimi i fundit)!

Ja Njoftimi i Evi Kokalari sot:

“Së shpejti në Shqipëri! Së bashku me Matt Palumbon & Rick Loughery.

Gjatë javës në vijim do postoj info për disa aktivitete që do të kemi në Tiranë dhe në disa nga rrethet, ndër të tjera do kemi prezantimin e Bestsellerit të Matt Palumbo “Burri Mbas Perdes”, e cila flet në detaje për George Soros dhe dëmin që po i shkakton të gjithë botës.

Rick Loughery Kryetari i Federatës të së Rinjve Republikan Amerikan, do bëj disa takime në Tiranë dhe në disa nga rrethet. Qëndroni të sintonizuar për më shumë detaje.

Zjarr Tv Ad