Analiza e Bamir Topit: Kryeministri Edi Rama kërkon të mbulojë skandalet në vend përmes takimeve me liderët botërorë

0
384
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bamir Topi është kritik ndaj qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama, të cilit i kujton se skandalet në vend po përpiqet t’i mbulojë me takime personalitetesh ndërkombëtare.

Sipas tij, kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë gjërat do të mbulohen me zhurmë. Bamir Topi foli për situatën politike në vend përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”.

Topi deklaroi se çdo gjë drejtohet nga Kryeministri dhe jo nga qeveria, pasi prej kohësh kryesocialisti nuk ka ekip në politikë. Ai e quan qeverinë dhe Kryeministrin “të dobët”, duke thënë se “përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta”.

Sipas Topit, një qeverisje tjetër që do ishte përfshirë në kaq shumë skandale që është përfshirë qeveria e Ramës, do të ishte larguar.

“Nëse do më pyesni se cila është arsyeja se edhe sezoni i verës ka qenë i mbushur me politikë, tregon se aktorët kryesorë politik, nuk mendojnë në mënyrë të ftohtë, për të ndjekur secili atë rregullin e jetës, por mendojnë si të projektojnë të ardhmen e tyre në pushtet. Një vend që ka inflacion ligjërimesh politike, në atë vend gjërat nuk shkojnë mirë. Unë si një aktor i vjetër i politikës, e kam parë këtë verë politike si njerëz që janë në hall. Por nëse shkon përtej deklaratave dhe sinqeriteti i tyre, shihet se halli i tyre nuk është halli i njerëzve. Kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë gjërat do të mbulohen me zhurmë.

Një qeveri e dobët, në mënyrë absolute shumë e dobët, një Kryeministër shumë i dobët, që përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta, që është aktor minor, që tenton të mbulojë skandalet në vend përmes takimeve me personalitete botërore, kjo është arsyeja që them se performaca është personalizuar, dhe kjo qeveri ka atë që i mungon Shqipërisë, transparencë”, deklaroi Bamir Topi.

IshPresidenti e quan qeverinë dhe Kryeministrin “të dobët”, duke thënë se “përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta”.

“Së pari do rezervohem shumë nëse do ta quaj qeveri apo pushteti i Kryeministrit, sepse ka vite që në politikë nuk shohim ekip. Kjo e keqe Shqipërisë ka nisur t’i vijë në 2008, sot Berisha të bërtasë si të dojë, Berisha nuk bind më njeri, sepse nëse ka një përgjegjës për atë që Rama demonstron sot, është Berisha. Ramën me këtë pushtetet e ka prodhuar Berisha me ndryshimet kushtetuese të 2008″, deklaroi Topi. Por a ka një lëkundje të qeverisë nga skandalet? “Jo! ky është paradoksi. Çdo qeveri tjetër më këto situata do t’i kishte ditët shumë të shkurtra…

Nëse do më pyesni se cila është arsyeja se edhe sezoni i verës ka qenë i mbushur me politikë, tregon se aktorët kryesorë politikë nuk mendojnë në mënyrë të ftohtë, për të ndjekur secili atë rregullin e jetës, por mendojnë si të projektojnë të ardhmen e tyre në pushtet. Një vend që ka inflacion ligjërimesh politike, në atë vend gjërat nuk shkojnë mirë. Unë si një aktor i vjetër i politikës, e kam parë këtë verë politike si njerëz që janë në hall. Por nëse shkon përtej deklaratave dhe sinqeriteti i tyre, shihet se halli i tyre nuk është halli i njerëzve.

Kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë ato do të mbulohen me zhurmë. Si konsumator i lajmit për inceneratorët, është skandal, nuk jam nga ata njerëz që flas pa pasur shifra reale, por bazohem në mekanizmin që ka demokracia. Shohim një opozitë që edhe kur ka opozitë që është e përçarë, një Kryeministër që e ka figurat nën thundër Kuvendin, një parlament të përbërë nga njerëz që pjesa më e madhe janë indiferentë. Një nga sandalet që thellon më shumë atë që fola deri tani. Është një situatë e zezë. Ku janë partitë aleate të opozitës? Ku janë ata që deri dje u futën në zgjedhje në një koalicion që premtonte fitore sipas Bashës? Kur s’ke fuqi, atëherë dalim që çfarë prisni nga populli?!”, u shpreh Topi. Ish-Presidenti nuk e sheh zgjidhjen e situatës politike me partitë politike shqiptare. Ai tha se çdo nismë që shkon në Parlament, gjen një mur të lartë te partia “e Kryeministrit”, siç e quan ai.

“Zgjidhja është sipas meje, e tillë që nuk vjen dot më nga partitë politike shqiptare, nëse duhet ta kërkoj diku, nuk kam ku e kërkoj dhe flas në pozitat e një qytetari normal. Që dua të shoh që vendi të ketë zgjedhje normale, që të garantojë rrotacionin e elitave. Çdo nismë që shkon sot në Parlament, gjen një mur të lartë te partia e Kryeministrit. Sepse ai është në komoditet, nuk është tolerant për të toleruar një lojë tjetër që do të forcojë demokracinë, me ndryshimet e 2008 i ka garantuar vetes jetë të gjatë”, tha Topi.

I pyetur se cila është zgjidhja që ai mendon se mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në PD, Topi u shpreh: Kur pata dhënë një propozim për zgjidhje, pata parë një tendencë të qartë që përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike tentonin të privatizonin Siglën, emrin e të merrni çelësat, deri këtu degjeneroi. Askush nuk mund ta rrëzojë historinë e PD-së, kush mendon t’i minimizojë bën gabimin më të madh. Pata propozuar që shkoni në një sigël tjetër, arshivoni këtë sigël. Të jeni të sigurt që njerëzit do vinë të afrohen.

Zjarr Tv Ad