Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani dhe marrja e menjëhershme e pushtetit nga talibanët, e zhysin vendin në kaos. SHBA ka humbur besueshmërinë, kritikon Ines Pohl.
Nuk ka një zgjidhje të mirë për dilemën afgane, të cilën Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka trashëguar nga paraardhësit e tij. Donald Trump bëri të ditur, si një nga vendimet e fundit si President, tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Paraardhësi i tij, Barack Obama e humbi mundësinë ta përgatiste tërheqjen me argumentin e vlefshëm, se invazioni pas eleminimit të Osama bin Ladenit kishte humbur kuptimin.