Analiza e Fatos Lubonjës: Pse Berisha është një gur i pamjaftueshëm për ta frenuar ecjen drejt humnerës të Shqipërisë, të paktën heq qafe opozitën e…

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas fitores së Sali Berishës në zgjedhjet e 22 majit dhe shpalljes kryetar të kësaj force politike, thotë se ish kryeministri nuk është “gur i mjaftueshëm frenues” për qeverinë e Edi Ramës dhe për rotacion pushteti.

Në analizën e tij në emisionin “Pikat mbi i”, në News 24, Lubonja thotë:

“Në këtë aspekt dalja e Berishës kundra nuk është se sjell fuqizimin, por të paktën heq qafe një lloj opozite që kërkon, i është nënshtruar përfundimisht regjimit si u duk, krijua imazhi me Lulzim Bashën.

Berisha është si një gur frenues i pamjaftueshëm për ta frenuar këtë ecje drejt humnerës të Shqipërisë”.

Fatos Lubonja: Ajo që ndodhte atëherë ishte që kjo konsiderohej forcë e madhe që mund të bënte rrotacion.

Ajo që ndodhi ishte që shumë shpejt në vend që ajo frenimi nuk ndodhi, në këtë frenim, përsëri ne kërkojmë frenim, unë kërkoj frenim tani…Nuk shoh frenim. Basha në vend të rezistencës e frenimit, të demaskonte vjedhje votash, fushatën, e spostoi me ndihmën e Ramës dhe amerikane te lufta brenda PD duke shpall non grata Sali Berishën, a thua se PD do fitonte duke shpallur këtë e duke pasur ambasadën amerikane me vete.

Dhe nuk e di se cfarë, mund të bëhej më e besueshme në teori u shit kjo.

Por ishe i pabesueshëm si version, qoftë për faktin se u pa qartë se kjo i intersonte Ramës për të përçarë opozitën.

Në këtë aspekt dalja e Berishës kundra nuk është se sjell fuqizimin, por të paktën heq qafe një lloj opozite që kërkon, i është nënshtruar përfundimisht regjimit si u duk, krijua imazhi me Lulzim Bashën.

Se një opozitë që e heq kryetarin historik Berishën se s’ka këllqe se i thotë ambasadorja amerikane kjo opozitë nuk mund të ndërrojë sistemin në Shqipëri.

Sistemi është shumë problem të ndërrosh sistemin ekonomik tek ne.

Të paktën të kesh rotacionin. Këta hoqën e mundësinë e rrotacionit kur u bënë pjesë e sistemit kjo opozitë, nuk më jep mua garanci.

Berisha është si një gur frenues i pamjaftueshëm për ta frenuar këtë ecje drejt humnerës të Shqipërisë.

Edi Rama ka thënë për Bashën që fle gjumë, për shoqërinë civile ku e ka varrin që ti vë lule, ka thënë për mediat kazan, e kaq mjafton në një vend demokratik që një popull që do lirinë e demokracinë që ky të fluturonte me votë kushdo që të vinte, është një nga format e zgjedhjeve kur ndëshkon, ti ndëshkon.

Mes asaj që duhet të jetë e asaj që është ka diferencë. Ajo që është, është një popull i nënshtruar duke e blerë me gjithë oligarkët e trafikantët e tani ka privilegjin thotë gjallë është ky a vdekur është ky?

Problemi është që kur para një figure të tillë që ka ndërtuar këtë regjim (Rames), këta që Basha i pari e të tjerët me radhë duhet të kishin parasysh që kërkohet një bashkim e Basha dështoi të bashkohet dhe me LSI para zgjedhjeve e jo vetëm atë por përçau dhe PD e sot nuk kapin dot as 5 veta.

S’mund të them se ky (Berisha) mund të bëjë rotacion, por ky është më gur përpara këtij rrëzimit se sa ky tjetri i shtrirë barkas që t’i kalojë makina sipër.

E keqja e madhe është tani se po merrem me Berishën, ata të tjerët po vazhdojnë përçarjen. S’kanë asnjë ndjesi, as Berisha se ka, që prit duhet të bashkohemi se kemi para një njeri që duhet ndëshkuar. Hic. Ça pret ti? Ka gjuhë këtu? E ke dëgjuar Putinin ndonjëherë të thotë gjëra të tilla? As Erdogan, ky popull i ka dhënë privilegjin këtij të thotë këto gjëra. “Sill bangladeshasit se janë pa gojë” tha e ky popull e duron, ta mbajnë në kurriz.

Dallimi mes atyre që e kundërshtojnë më del që Berisha mbledh më shumë se këta të tjerët, kaq. Ata të tjerët të organizohen, të dalin ku janë? Ose ta mbajnë në kurriz këtë.

Zjarr Tv Ad