Analiza e Pano Soko: Si po pastrohen paratë në sektorin e ndërtimit, Tirana xhungël urbane

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Pano Soko

Mbaj mend Tiranen kur unë erdha për herë të parë. Demokracia kishte pak vite që kishte ardhur, qyteti vazhdonte të kishte atë pamjen e vet të kohës së diktaturës.

Ndërtesa të ulta, pallate sovjetike, apo kineze që nuk kalonin të 7 katet që shtriheshin, në një hapësirë të gjerë, të madhe (të paktën për atë që unë konsideroja si të madhe në atë kohë).

Hapësira mes banesave me lulishte të thjeshta që, pavarësisht se nuk ishin shumë të mirëmbajtura, përsëri arrinin të realizonin misionin e tyre…

Mbaj mënd që kishte rrugë të gjëra, ose atëherë më dukeshin shumë të gjëra.

Kishte dhe trotuare që të ecnin njerëzit, megjithëse kishte kaq pak makina.

Dukej se njerëzit ishin ndjere të lirë të zaptonin sistematikisht pjesë të rrugëve dhe lëviznin lirshëm në gjithë hapësirën transitore.

Mbaj mend që kishte shumë pemë. Unë vija nga një qytet që kishte shumë gurë dhe pak pemë dhe më bënin shumë përshtypje pemët.

Kishte vetëm një ndërtesë të lartë, që dukej si boshti ku rrotullohej gjithë qyteti ne 360 gradët e veta. Ky ishte 15-katshi. Arrije ta shihje nga çdo cep i qytetit.

E kjo ishte një tablo qe përsëritej nga njëri cep i qytetit në tjetrin brenda një harmonie që përcillte qetësi. Ishte një jetë në ekuilibër mes njerëzve dhe qytetit.

Me kujtohet një shprehje e një arkitekti te famshëm “Një qytet ka dimensionin human brenda tij, kur një djalë nga njeri cep i bulevardit, arrin të shijojë hiret e bukura të një vajze që kalon në krahun tjetër të tij, pa e shqetësuar fare këtë të fundit..”

Sot Tirana është kthyer në një xhungël urbane Kudo shikon vetëm beton dhe hapësirat e gjelbërta janë zhdukur pothuajse të gjitha.

Zjarr Tv Ad