Shkruan Përparim Kabo
Perfaqesimi institucional dhe autoriteti i perfaqesimit…
Lajmi per perfshirjen e Shqiperise ne Keshillin e Sigurimit duket sikur nuk paska rendesi per vendin tone per shqiptaret ne rajon per vete rajonin dhe me gjere… sa kohe qe lajme te ne nga autoritetet jane tavolinat ku pihet birre hahen qofte shikohet futboll dhe deklarohet qe duam te fitojne edhe vellezerit tane turq si edhe u shpreh udheheqesi heroi i fiqve…Jo fiqve te Kartagjenes jo sigurisht. Qenia per nje mandat 2 vjecar ne kete forum te larte te OKB s eshte menduar qarte per ata qe e inicuan e mbeshteten dhe lobuan duke e realizuar. Jane ShBA -t qe e ben kete veprim historik. Ne vitet ne vazhdim ne rajonin tone priten ndryshime te thella. Do kete veprime per rritjen e sigurise rajonale si edhe perpjekje kundershtuese. Keshilli i perhershem i sigurimit i OKB -s nuk eshte ne favor te zhvillimeve pro perendimore ne rajon sa kohe qe Rusia punon me aleancat e vjetra te kohes se Shen Stefanit..
Kina me Rrugen e Mendafshit dhe 5G e sheh Ballkanin dhe Europen Qendrore nga Azia Kineze…Franca nuk heq dore nga dashuria me Rusine dhe me Serbine…Pra mbeten vetem Anglia dhe Amerika te cilet pa lejen e Keshillit te Perhershem te Sigurimit me 24 mars 1999 bombarduan pikat ushtarake te Serbise mbrojten popullin e Kosoves dhe krijuan shtetin e pavarur te Kosoves. Problemet ne rajon nuk jane zgjidhur…Bullgaria do Maqedonine.Serbia humbet gjygjin per njohjen e Kosoves por prap se njeh.Shqiperia gelon nga korrupsioni qe financohet nga vende anti NATO…
Ja perse ne Keshillin e Sigurimit do kete debate te nxehta dhe vendimmarje te veshtira. Atje do te jemi per te gjithe shqiptaret. Duhet kulture historike politike e diplomatike. Duhet elokuence dhe fryme polemiste e argumentuese qe nuk pret ne kohe. Atje duhet mencuri sepse skenaret shpesh jane mbi tavoline disa.Edhe kurthet intrigat befasitw jane goxha te mprehta. Duhet staf jo me kalamanjte e klubit partiak si e mbushet OSBE-n…ku te huajt qeshnin nenbuze me axhaminjte tane…Shanset historike kur keqperdoren shnderohen ne fatkeqesi historike. Ne nuk punojme me plane per ngritjen e stafeve teknokrate eurokrate dhe globalokrate…Dhe historia vrapon per te tjeret e zvarritet per ne sepse drejtuesit e larte te ne vijojne me mendesine Bota dhe Une ose me sakt Une ne fillim pastaj edhe Bota.
Pkabo 12 qershor 2021