Analizë nga Dr. Erion Dasho: Mjekësia e familjes, si gjithçka tjetër e Ramës. Borati inauguroi një qëndër shëndetsore në Kashar, të pikturuar bukur nga jashtë dhe që do ta kishin zili edhe ne Europë, por harron se në shëndetsi nuk shërojnë muret, por teknologjia, pajisjet, medikamentet, protokollet dhe njohuritë. Të sëmurët me po mbushen me antibiotik, pasi Boratit i interesojnë 100 milion USD e taksave dhe jo jetët e humbur të pacientëve
Mjekësia e familjes, si gjithçka tjetër e Ramës
Shkëlqim nga jashtë, kalbur nga brenda!
Dr. Erion Dasho
Borati inaguroi qendrën shëndetësore të Kasharit, vendin ku ofrohet kujdes shëndetësor parësor, apo siç njihet ndryshe mjeksi e familjes. Estetike, e lyer bukur, me pllaka dhe tryeza pune që nuk i shan dot. Nga jashtë, jam i sigurt se kjo qendër mund të jetë më cilësore edhe se shumë nga qendrat e ngjashme në vendet europiane.
Po nga brenda?
Për koincidencë, këto ditë kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe, ku pacientë të njohur dhe të panjohur më kanë konsultuar rreth mjekimit të marrë në Shqipëri për trajtimin e KOVID-it. Antibiotikët vazhdojnë të jepen pa asnjë kriter dhe ndjekja e pacientëve lë shumë për të dëshiruar. Sot, më shumë se një vit pas fillimit të pandemisë, mjekët e familjes nuk kanë protokolle për trajtimin e KOVID, nuk kanë puls-oksimetër për ndjekjen e pacientëve, nuk janë trajnuar si duhet për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor madje nuk kanë as pajisje mbrojtëse për të ruajtur jetën e tyre dhe të pacientëve. Sigurisht, kjo është gjendja edhe për sëmundjet e tjera që duhet të trajtojë mjeku i familjes. Mjekët shqiptarë (jo për fajin e tyre) janë lënë duarbosh në përballjen me sëmundjet. Në Europë, 90 deri 95% e problemeve, zgjidhen në këtë nivel kujdesi. Në Shqipëri jemi shumë larg. Përse?! Në një qendër të kujdesit shëndetësor parësor nuk të shërojnë muret, por teknologjia dhe kjo përfshin pajisjet, medikamentet, protokollet, si dhe njohuritë e aftësitë për t’i aplikuar ato. Dje Borati tregoi disa pajisje që nga jashtë duken të reja dhe të ndritshme. Nuk dyshoj. Megjithatë, mjeku i familjes nuk ka një set standard pajisjesh, që të jetë i njëjtë si në Kashar dhe në Theth, me qëllim që të ofrojë një paketë shërbimesh shëndetësore bazë të unifikuar në gjithë vendin. Ato që duhen “protokolle” sot nuk janë udhëzues të praktikës klinike si në çdo vend europian, por urdhëra për përdorim medikamentesh. Për institutin e sigurimeve shëndetësore të Boratit nuk ka rëndësi kujdesi shëndetësor gjithëpërfshirës, por thjesht emri i ilaçit dhe përmbajtja e recetës. Sepse aty janë paret,100 milion dollarët që paguhen çdo vit prej taksave të njerëzve dhe që duhen “shtrydhur” mirë.
Po menaxhimi?!
Qendrat shëndetësore të Boratit që ishin gjysmë autonome kur ai erdhi në pushtet në vitin 2013, sot janë centralizuar më keq se në kohën e Enverit. Para pak ditësh publikova një status ku tregohej se si për të transferuar një infermiere duhet të firmosë vetë ministrja e shëndetësisë! Kjo nuk mbaron këtu! Mjeku i familjes prej kohësh është kthyer në një shkrues. Ai nuk ka autonomi klinike. Ligji e detyron të vulosë symbyllazi recetat e specialistëve. Me projektin e chek-upit të Boratit, mjeku punon falas për koncesionarin, i cili e ka ndërtuar skemën e depistimit mbi punën e papaguar të mjekëve dhe infermierëve. Mjeku mbahet nën terrorin e gjobës, e cila mund të vijë nga të gjithë anët, për një gabim gramatikor në recetë, për një pasaktësi në dokumentacion dhe sidomos për mosrealizimin e planit të check-upit. Autonomia menaxhuese, klinike, financiare dhe administrative, duhet të jetë e plotë dhe pa kufizime, por ajo i ka lënë vendin centralizimit ekstrem në shtetin e Boratit. Për këtë Borati e ka gjetur një “zgjidhje”. E premton autonominë para çdo fushate zgjedhore. Për ta harruar më pas. Në fund, por jo më pak e rëndësishmja! Në shekullin e 21-të, dixhitalizimi është domosdoshmëri. Qendrat shëndetësore të Boratit funksionojnë akoma me kartela letre. Mjeku-shkrues, si një nxënës i klasës së parë, shkruan disa herë të njëjtin tekst në dokumente të ndryshëm, në regjistër, në dosjen e pacientit, në kartelën e pacientit dhe në formularin e raportimit! Kartela elektronike, aq e thjeshtë për t’u zbatuar në parësor dhe që mund të zëvendësojë të gjithë këto procese nuk shihet gjëkundi. Gjatë pandemisë kur nevojitet aq shumë komunikimi në distancë me pacientin, mjekët e Boratit përdornin Ëhatsapp-in, Messenger-in dhe mesazhet telefonike. Recetat dhe përgjigjet e testeve transmetohen pikërisht në këtë formë. Në mjeksinë bashkëkohore aplikacionet jo-mjeksore janë konsideruar të rrezikshme për tu përdorur, sepse ato nuk kanë as parametrat e sigurisë dhe as garantojnë fshehtësinë e informacionit. Për paralelizëm, një koleg dhe mik imi nga Estonia nuk i ka takuar asnjëherë ballë për ballë pacientët e vet, ndonëse kujdeset për ta prej gati 10 vjetësh. Teknologjia e ofron sot këtë mundësi! Duhet thjesht vizioni dhe vullneti për ta zbatuar! Ato që u mungojnë Boratit dhe boratëve! Përfundimisht, mjeksia e familjes në kohën e Boratit është si gjithçka tjetër e tij. Me shkëlqim nga jashtë, por e kalbur dhe e sëmurë nga brenda. Hap krahun, Borat! Boll e ke mbajtur peng shëndetin dhe jetën e shqiptarëve!