Andi Bejtja ironizon intervistat e Blendi Fevziut: Hop del Nano pastron thonjtë e Ramës…

0
842
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Fatos Nano, ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, në rubrikën e shpikur prej Blendi Fevziu: “Intervistë jete”.

Por, më shumë  se një rrëfim për jetën e tij, të mbushur me ngjarje dhe bëma të shumta, Fatos Nano, i përdori minutat e dhuruar nga Fevziu, për të sulmuar kundërshtarët e Edi Ramës dhe për të shpëlarë me një mori lajkash Kryeministrin.

Analisti Bejtja, ka ironizuar drejtuesin e emisionit, duke hedhur dyshime se në fakt këto lloj intervistash, janë shpikur nga Fevziu, jo për qëllimin e rrëfimit të jetës dhe kujtimeve të personazheve, por më shumë për t’u përdorur në fushatë elektorale. Bejtja thotë se; i vjen keq për dy-tre personazhe, që u përdorën për të rrëfyer jetët e tyre, në mënyrë që të mbërrihej tej momenti kur “Fatos Nano do të pastronte thonjtë e Edi Ramës“.

Dhe më gjynah nga të gjithë sot, të vjen tek ata aty tre të parët, që rrëfyen jetën në “Opinion”, te ky cikli ku nuk do kishte politikë, do të bëhej një përmbledhje e jetës. Filloi me Genc Rulin, e mbani mend, e nja dy të tjerë. Hop Nano… Pastron thonjtë e Ramës në tabaka. Bo sa gjynah si janë përdorur këta dy-tre të parët“, ka shkruar Andi Bejtja.

Zjarr Tv Ad