Andi Bejtja: Kam miq që kanë harxhuar 8-10 mln lekë për kurim në shtëpi/ Ja çfarë do e dëmtojë Ramën në zgjedhjet e Prillit…

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur Andi Bejtja, ishte i ftuar mbrëmë në emision “Zonë e Lirë”, ku u shpreh se; ka persona që kanë paguar deri në 10 milionë lekë, për t’u kuruar në shtëpi. Gjithashtu, Bejtja tha se; menaxhimi i pandemisë do të jetë një nga arsyet, se pse qytetarët nuk do të mbështesin qeverinë Rama, pasi janë lënë të braktisur në përballimin e pasojave.

“Është absurditet që me këto rroga, me këtë buxhet, të menaxhosh pandeminë më mirë se vendet e tjera që kanë trefish më tepër resurse. E mbyll, se mbyll vendin nuk ka rëndësi, ka një rëndësi shumë të madhe që ka qenë mungesa më e madhe e transparencës.

Ti dil para popullit, thuaj kaq mundësi kam, mos i bëj naze vaksinës ruse, kineze. Nuk e di sa serioze ka qenë oferta e ambasadorit rus, por unë do ta përdorja për të shpëtuar jetët e njerëzve. Transparenca të ndihmon në të tilla raste, ka mungesë transparence në shifrat e të infektuarve. 

Të gjitha këto, mungesa e transparencës dhe propaganda për ta çuar këtë dështim në fitore, kjo do i kushtojë shumë. Kemi pasur qeverisje që nuk krahasohen me ne, Trump në Amerikë, e pësoi. Rama thotë ‘fat i madh që pandemia, tërmeti, ra në kohën e qeverisjes së tij’. Nëse do e dëmtojë këtë qeveri do jetë menaxhimi i pandemisë. Janë ata njerëz në shtëpi që kanë marrë bombola oksigjeni, që trajtohen në shtëpi, që harxhojnë 100 mijë lekë në ditë.

Unë mendoj që Basha dha një mesazh pozitiv për mua, që do i rimbursojë të gjithë këta të kuruarit në shtëpi. Është një faturë e madhe që nuk e ka paguar asnjë popull që ka shërbim shëndetësor falas. Ka miq tanë që mos t’ua përmendim emra, që kanë harxhuar 8-10 milionë lekë për t’u kuruar në shtëpi. Ka njerëz që nuk e kanë këtë mundësi. Transparenca të shpëtonte nga këto raste”, ka thënë Andi Bejtja.

Zjarr Tv Ad