Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Analisti Andi Bushati, reagoi pas debatit të mbrëmshëm në emisionin “Opinion”. Me ironi, Bushati shkruan se Basha është në minorancë.
Sipas analistit, atij i ka ngelur vetëm vula.
“Debati në “Opinion” mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës. Këta të dytët mbrojnë idenë se edhe kur një shumicë në parti kërkon ndryshime, këtë mund të mos e lejojë statuti, apo mund ta pengojë kryesia.
Nuk e njoh statutin e PD, por edhe po të besoj se kanë të drejtë, morali i fabulës mbetet i njëjtë: le të jesh në minorancë, boll të mbash vulën”, shkruan analisti.
Ndërkohë Foltorja ka mbledhur një numër rekord firmash për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.