Andi Bushati: SPAK po i hedh hapat duke marrë leje te qeveria…

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati, në një editorial të botuar në Lapsi.al, shkruan se lëvizjet e fundit të SPAK, janë duke u bërë me miratimin e qeverisë.

“Deviza se sa më pak të vjedhësh, aq më i cenuar je, është ilustrimi perfekt i kësaj historie. Në një mënyrë pak më të ndryshme këtë dëshmon edhe aksioni për tenderin e uniformave të policisë. Aty janë goditur vetëm ata për të cilët është dhënë leja për t’u sakrifikuar. Askush që e njeh sadopak realitetin e gjërave në këtë vend, nuk arrin të besojë që, për një buxhet 25 milionë eurosh, vendoskan disa burokratë të komisioneve të vlerësimit të ofertave. Se për thela kaq të mëdha nuk dikan gjë krerët e dikasterit.

Ka edhe një element shumë më të rëndë sesa kaq. Fakti se Ministri i Brendshëm Çuçi, e pushoi nga puna tetë ditë përpara se SPAK ta arrestonte një nga protagonistët e vegjël të kësaj loje të madhe, tregon se SPAK i ka hedhur të gjitha hapat duke marrë leje tek qeveria. Pa pyetur për sekretin hetimor, pa skrupuj se ndërkohë hetimet mund të dëmtohen, prokurorët e posaçëm kanë qenë të shqetësuar se mos krisin imazhin e rilindjes,” shkruan ai.

“Dhe këtu shqetësimi nuk është vetëm për faktin se në rrjetat e drejtësisë përfundojnë gjithmonë peshqit e vegjël, sikurse ka ndodhur rëndom në këtë vend. Me këtë shqiptarët janë mësuar tashmë dhe kjo nuk u ngjall më emocion.

Që të gjithë atë që kërkojnë me këmbëngulje të shohin një notë pozitive në këto goditje, do të zhgënjehen një ditë. Madje shumë shpejt. Sepse thelbi i asaj që po ndodh është se kemi kaluar nga epoka e pandëshkueshmërisë në atë të ndëshkueshmërisë me leje politike. Dhe për një drejtësi të reformuar, që do të shitet si e pavarur, nuk dihet nëse është me keq, e para, apo e dyta”.

 

Zjarr Tv Ad