Andia Ulliri, është një ndër kandidatet më të reja në listat e Partisë Demokratike. 22-vjeçarja renditet e gjashta në Qarkun e Durrësit dhe është kandidate për zonën e Krujës.
Mrëmjen e djeshme, Ulliri ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, ku rrëfeu s’e familja e saj, ka qenë tradicionalisht me Partinë Demokratike dhe kjo ka qenë një ndër arsyet përse ajo u bë pjesë e listës.
“Angazhimi im politik ka ardhur si rrjedhojë e frymëzimit tim për të bërë një ndryshim. Ka ardhur edhe nga strukturat e PD-së, që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij formati, të jem, pjesë e strukturës si një kandidate e re të cilën e prita me shumë entuziazëm. Isha pak e habitur. Për Partinë Demokratike familja ime ka qenë gjithmonë mbështetëse e flaktë, ne jemi një familje tradicionale e djathtë. Jam mbesa e një prej personave më të shquar, demokrat i flaktë. Mendoj që kjo ka qenë një nga arsyet pse kam marrë një ftesë nga PD”, këshu u shpreh Andia Ulliri.