Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije mbërritjen e anëtarëve të Gardës Kombëtare të Neë Jersey-t në Shqipëri. Përmes një postimi në facebook ambasada thekson se ushtarët amerikanë udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi i anëtarëve të Gardës së Neë Jersey-t me Forcat e Armatosura shqiptare, ambasada bën me dije se sistemet ajërore të PUMA iu dhuruan Shqipërisë.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja.
Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të New Jersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në Neë Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri.