Anëtarësimi i Kososvës në UEFA/ Zvicra e “pikëlluar”, i trembet largimit të lojtarëve

0
674
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me vendimin e UEFA-s për anëtarësimin e Kosovës, mediat zvicerane kanë ngritur pikëpyetjen nëse do të largohen nga kombëtarja e tyre futbollistët me origjinë nga Kosova. kosova uefaPërfaqësuesi i Zvicrës në Kongresin e UEFA-s, Alex Miescheer shprehur shqetësim duke thënë se vendi i tij dhe shumë kombëtare të tjera kanë lojtarë nga Kosova duke pranuar druajtjen për largimin e tyre. Mediat në Zvicër shkruajnë se është ende e paqartë se kush nga këta lojtarë do të ketë të drejtë për të luajtur me kombëtaren e Kosovës.

FIFA pritet të shprehet për këtë çështje pasi Kosovë të bëhet anëtarë edhe në këtë organ të futbollit, gjë e cila pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm. Por, nga ana tjetër thuhet se Valon Behrammi, Granit Xhaka, Shani Tarashaj apo Xherdan Shaqiri mund të kenë të drejtë për të ndryshuar fanellën e kombëtares nëse do të kenë vullnet për këtë gjë,shkruan Panorama sport.

Kombëtarja e Kosovës nuk do të marrë pjesë në eliminatorët e Kupës së Botës 2018 dhe kjo ndoshta mund të jetë një pengesë për kalimin e tyre me kombëtaren e Kosovës. Deri tani Valon Berham ka mohuar që mund të largohet për të luajtur për kombëtaren e Kosovës. “Unë jam 100% i sigurt, jam 30 vjeç. Gjithashtu më pëlqen të luajë për Zvicrën”, tha ai gjatë një interviste për “20 Minuten”.

javanews/ a.k

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad