Anëtarësimi në BE, Luigi Soreca tregon se në çfarë faze ndodhet Shqipëria

0
11

Shqipëria është në fund të fillimit jo në fillim të fundit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Kjo është deklarata e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Duke folur për ‘Euroneës’, Soreca iu referua Uinston Çërçillit, kur u pyet për fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në ambicien e saj për anëtarësim në BE.

Rreth 91 për qind e popullatës në shtetin ballkanik, shkruan Euroneës, është në favor të anëtarësimit, por kohët e fundit, Franca dhe Holanda duket se po bllokojnë bisedimet për anëtarësim. Kryeminsitri shqiptar, Edi Rama ndërkohë ka shprehur zhgënjim për situatën dhe ka thënë në një intervistë po për Euroneës:

“Ne duhet të përballemi me faktin se gjithnjë e më shumë vendimmarrja e këshillit nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në atë që vendet si ne bëjnë, por në situatën e brendshme apo dinamikën e brendshme politike në vende të ndryshme anëtare”, ka deklaruar shefi i qeverisë shqiptare.

Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë probleme me sundimin e ligjit që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit, nënvizon euroneës. Soreca ndërkohë thotë se është bërë shumë progres, por ka fusha ku administrata shqiptare duhet të vazhdojë të punojë, si psh lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reforma elektorale.