Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit sërish në selinë e PD, Bumçi: Erdhëm për të bërë mbledhje, të shtunën do ta çlirojmë këtë bunker

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarët e  Komisionit të Rithemelimit të PD edhe sot kanë shkuar në selinë e PD dhe sërish nuk kanë mundur të futen brenda, pasi dera a qenë e mbyllur. Në një prononcim për media Aldo Bumçi u shpreh se selia e PD është kthyer në burg dhe në bunkier. Ai tha se kishin shkuar për një mbledhje pune, por që nuk arrijnë të futen brenda në “shtëpinë” e tyre.

Ai u shpreh se të shtunën në protestën e 8 janarit do bëjnë të mundur që të kthejnë shtëpinë e demokratëve.

“Bashkë me Strazimirin dhe Kason erdhem për takime me drejtuesit e 3 degëve të Tiranës të degës 1, 3 dhe 7.  Këto janë zonat që kemi mbuluar gjatë fushatës dhe kishim caktuar një mbledhje pune. Dhe vend tjetër për ta bërë përveç shtëpisë sonë, PD, nuk kemi tjetër. Por siç e shihni kjo tashmë është shndërruar në një bunker. Kjo gjithmonë ka qenë një parti e hapur. Për herë të parë në 30 vite partia e Lulzim Bashës ka mbyllur dyert. Më thoni një të mirë të kësaj, që opozita të kthehet në burg. Ditën e shtunë opozita do ta çlirojë edhe këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëve.

Ne jemi treguar të qytetëruar keni parë ju që ti bllokohet hyrja Bashës. Ne nuk zgjodhëm këtë, por zgjodhëm rrugën institucionale. Ne nuk e zgjidhim konfliktin në rrugë.

Mblodhëm firmat ai tha nuk i njohën, i erdhën struktura lexuan emrat, ai tha nuk i njoh. Ne përsëri kërkuam një koncensur. Mund të kishim ndërhyrë në në cdo moment. 44 mijë demokratë kanë votuar dhe ai vullnet do shkojë në vemd. Unë kam një thirrje për miqtë e mi kolegët që mbështesin zotin Basha nuk mund të sillen sikur kjo është një çështje mes Bashës dhe Berishës” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad