Anëtarët e Parlamentit Europian, Ja sa paguhen dhe priveligjet që kanë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paprekshmëri, pensione të arta dhe shumë avantazhe të tjera. Të gjithë ata që synojnë të zenë një vend në parlamentin europian kanë disa arsye më shumë se politika, për t’u bërë pjesë e këtyre zgjedhjeve parlamentare. Që nga heqja e shpenzimeve deri tek pensioni i artë. Ka shumë avantazhe në të qënurit një deputet në parlamentin europian. Të paktën dy muaj para zgjedhjeve evropiane, mediat bëjnë disa llogari në xhepin e eurodeputetëve duke hartuar një listë me përfitimet që e bëjnë kaq të dëshirueshëm një vend në parlamentin evropian.

Çdo anëtar i parlamentit evropian ka një rrogë prej gati 9 mijë euro në muaj pavarësisht kohës që ka në atë post. Duke hequr taksat, paga shkon rreth 7 mijë euro.

Për pjesën më të madhe të anëtarëve të parlamentit evropian ka dhe një taksë më shumë, duke qenë se shumë vende anëtare u kërkojnë deputetëve të tyre evropianë që të paguajnë një taksë kombëtare shtesë.

Ndërkohë çdo deputet merr çdo muaj një shumë prej 4500 eurosh për shpenzime të përgjithshme. Shumë që i shërben për të mbuluar shpenzimet e zyrës, qerasë, kompjuterit, telefonit etj.

Në momentin që largohen nga parlamenti, deputetët në detyrë për të paktën një vit kanë të drejtë për një pagesë tranzitore e barabartë me një pagë mujore, për çdo vit që kanë mbajtur postin. Kjo do të thotë se çdo deputet mund të marrë deri në 210 mijë euro.

Ish deputeti ka të drejtën e një page tranzitore të plotë dhe nëse punësohet në sektor privat, pavarësisht arsyes për të cilën është larguar nga posti i tij në parlament.

Deputetët në parlamentin evropian marrin rimbursime për shpenzimet e udhëtimit për të marrë pjesë në mbledhjet e parlamentit, por vetëm në rast se dorëzojnë faturat.

Ata gjithashtu marrin 320 euro për çdo ditë që qëndrojnë në Bruksel apo Strasburg për arsye pune.

Çdo deputet ka një buxhet mujor prej 25 mijë eurosh për rekrutimin e asistentëve personalë, dhe secili mund të punësojë maksimumi tre asistentë.

Por ka një rregull shumë të qartë, asnjë deputet nuk mund të punësojë një të afërm. Euro-deputetët mund dhe të përdorin automjetin e parlamentit evropian.

Në moshën 63 vjeçare deputetët e parlamentit evropian përfitojnë një pension prej 3.5 për qind për çdo vit që kanë mbajtur postin. Shpenzimi i pensioneve mbulohet nga buxheti i bashkimit evropian.

Gjithashtu Brukseli mbulon dy të tretat e shpenzimeve mjekësore të deputetëve të parlamentit evropian.

 

Zjarr Tv Ad