Anëtarët e PS-së në KQZ refuzojnë Metën në KQZ: Zgjedhjet do të mbahen

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzon zbatimin e dekretit të presidentit, Ilir Meta i cili urdhëron ndërprerjen e zgjedhjeve dhe ngarkon këtë institucion të merrte masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore.

Katër anëtarët Denar Biba, me cilësinë e nënkryetarit, Rezarta Bitri, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi e quajten “nul” aktin normativ. Te kater anetaret e KQZ-se jane zgjedhur nga PS.

Vetem kreu i KQZ-se Klement Zguri u largua duke mos pranuar ta diskutoje dekretin.

Para se të ngrihej nga tryeza Zguri tha se ndodhej para një sfide dhe bëri të qartë se KQZ, institucion inferior ndaj presidentit nuk ka kompetencë për të diskutuar dekretin e kreut të shtetit dhe u ngrit nga tavolina duke ftuar anëtarët e tjerë ta ndjekin nëse kanë të njëjtin mendim.

Kreu i KQZ, Klement Zguri:  Është një situatë e pazakontë.  Duket si sfidë.  Nga një anë kam presidentin që çdekreton datën dhe nga ana tjetër një mbledhje me një rend dite të thirrur nga dy kolegët e mi. Besoj se ka një hirearki ligjore. Nuk më ka rënë rasti të vëmë në diskutim dekretin e presidentit. Janë 3 raste kur presidentet kane çdekretuar datën e zgjedhjeve dhe kanë caktuar datë tjetër.   

Respektimi i ligjeve dhe hierkisë duhet të jetë ajo që duhet të prevalojë. Refuzoj ti futem brendësi, kompetencës dhe arsyeve të tjera sepse nuk është KQZ organi që e ka këtë detyrim. Kam këtu Kodin Zgjedhor, gjithëkush mund të lexojë se deri ku shtrihet hapi i KQZ. A mundemi ne si anëtarë të KQZ, institucion inferior në raport me Presidencën, të refuzojmë një vullnet të tillë? 

Për të mos e zgjatur, për mua është një lloj sfide që në një rend dite dy kolegë i bëjnë dekretit të Presidentit. 

Personalisht nuk e gjej me vend qetësisht të drejtojë këtë mbledhje të KQZ kur ka debate kaq të forta dhe pa sens juridik. Për të qenë i qetë vetë në këtë paqartësi të madhe që ka përfshirë vendin unë jam i detyruar të çohem dhe kolegët të vazhdojnë mbledhjen, ose nëse janë në të njëjtën logjikë me mua mund të më bashkohen.

Por nuk kishin të njëjtin mendim me Zgurin 4 anëtarët e tjerë të cilët e quajnë dekretin e presidentit “nul”.  Pas largimit të Zgurit, mbledhja u drejtua nga Denar Biba i cili e quajti aktin e presidentit “nul”

Denar Biba: Shfuqizimi i dekretit është shkelje e hapur dhe flagrante kushtetuese dhe ligjore duke lënë Shqipërinë pa datë zgjedhjesh dhe praktikisht pa proces zgjedhor. Në reskept të nenit 180 të Kodit të Procedurës Administrative akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike. Pavarësisht faktit nëse është konstatur apo jo si i tillë ai konsiderohet se nuk ekziston. Çdo subjekt publik apo privat që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh gjatë veprimtarisë së tij.

Unë vlerësoj se KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, në mënyrë që  më 30 30 qeshor, si Kushtetuta e parashikon, ka zgjedhje çdo 4 vjet, dhe jo çdo 5- 6- 7 sic do X apo Y.  KQZ ka detyrimin të vazhdojë punën për të çuar shqiptarët, ata që dëshirojnë qofshin 2 apo 200 , që dëshirojnë që në datën 30 të shkojnë të votojnë ne kemi detyrimin tia mundësojmë këtë.

 

Anulimi i 30 qershorit, shtyhet me 2 orë mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e parashikuar të mbahet në orën 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është shtyrë me dy orë.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti.

Por i pranishëm në mbledhje do të jetë edhe kryetari, Klement Zguri, i cili për RTV Ora ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për RTV Ora tha se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Sipas Kumes, menjëherë pasi deklarata e Presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Zjarr Tv Ad