Anëtari i Këshillit të PD akuzon Berishën: Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë të bëjnë puç brenda PD

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Viktor Bella, ka komentuar zhvillimet brenda PD. Duke u ndalur te “Foltoret” që ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon, Bella shprehet se shumica e atyre që i janë bashkuar në takime kanë qenë dhe janë fatkeqësia e së djathtës në Elbasan. Ai u shpreh, se ish-kryeministri Sali Berisha është duke shkatërruar Partinë Demokratike.

“Shumica e atyre që i ishin bashkuar z. Berisha në të shtatën “Foltore” të tij kanë qenë dhe janë fatkeqësia e të djathtës në Elbasan pasi gjatë qeverisë Berisha 1 dhe 2, nga servilizmi politik ndaj liderit i garantuan vetes e të afërmve poste e punë fitimprurëse duke abuzuar e përfituar gjithçka mundën gjatë periudhës kur qeveriste e djathta. Berisha dhe mbështetësit e tij po kërkojnë që të firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ndërsa janë duke bërë në këtë mënyrë një puç brenda Partisë Demokratike. Prandaj Berishën në këtë aventurë që po synon ta shkatërrojë PD duhet ta braktisin demokratët e vërtetë dhe Basha duhet ta ruajë PD nga përçarja”, tha ai.

Ndër të tjera, Bella u shpreh se Berisha deklaroi se nuk do kthehej kurrë në lidership të PD pas dorëheqjes. Ndërsa sipas tij, beteja e tij për të marrë PD filloi kur iu prekën interesat familjare pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

“Berisha tha po largohem atëherë kur nuk kishte më vend në lidership për të dhe u betua që nuk do rikthehej më kurrë. Por, kur iu prekën interesat personale e familjare për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA, Sali Berisha filloi menjëherë një betejë me intensitet të lartë me Lulzim Bashën për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike. Në këtë aventurë Berisha po përpiqet të mbajë nga pas edhe disa deputetë të pashpresë të PD me qëllimin e lig që ta shkatërrojë opozitën e djathtë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad