Aktivisti i PD, ish-nënkryetar i Forumit Rinor demokrat, Lisandër Hoxha, shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe do ta shkarkojë Lulzim Bashën.
Ai thekson se çështja nuk do të jetë më e njeh Basha apo jo vendimin, pasi mbledhja e Kuvendit Kombëtar është si Parlamenti i cili vendos për të shkarkuar qeverinë me mocion mosbesimi.
Postimi:
Nese Parlamenti vendos me mocion mosbesimi te rrezoje qeverine Rama dhe ky i fundit thote se nuk e njeh vendimin, çfare ndodh?
E thjeshte miq, Parlamenti dekreton Qeverine e re dhe e le Ramen ne lulishten e Kryeministrise duke folur me veten, se ku eshte nip dhe ku eshte dhender.
Keshtu eshte edhe çeshtja e Lulit me Kuvendin Kombetar te PD.
Askujt nuk i intereson nese e njeh apo jo Basha vendimin. Ai do shkarkohet sipas statutit dhe kete nuk e ndalon dot askush.