Anëtari i Vatra, Lumaj: Rama anuloi disa takime në Michigan, kishte frikë nga protestat

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Federatës Panshqiptare ‘Vatra’ në SHBA, Valentin Lumaj zbardh detaje nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Michigan.

Në një lidhje me Skype nga Uashingtoni për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Lumaj tha se Edi Rama anuloi disa nga takimet e planifikuara në Michigan, nga frika e protestave të komunitetit shqiptar atje.

Lumaj tha se përfaqësues të komunitetit shqiptar prej rreth 200 mijë banorësh, përfshirë edhe shqiptarë të Kosovës, kishin disa pyetje për kryeministrin Edi Rama që nga keqqeverisja e Shqipërisë, eksodi i shqiptarëve në këto 8 vite, lidhjet e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, projekti për ndarjen e Kosovës i mbështetur prej tij, nisma Ballkani i Hapur, e shumë të tjera.

Kanë qenë dhjetëra protestues kundër Ramës, por nuk u bë pasi nuk u bë e qartë për vendtakimin e Ramës me simpatizantët e tij.

Zjarr Tv Ad