Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Anëtarja e Gjykatës Supreme në ShBA, Ruth Bader Ginsburg, 86 vjeçe, është shtruar në spital si pasojë e temperaturës dhe të dridhurave.
Por mjekë dyshojnë se është një infeksion.
Ajo është shtruar në spitalin Sibley Memorial në Washington ditën e premte(21 nëntor).
Sipas zëdhënësit të saj, Ginsburg pritet të dalë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që mjekët deklarojnë se gjendja e saj do të vëzhgohet me kujdes.
Në gusht të këtij viti ajo u trajtua për një tumor në pankreas, trajtim që e ka marrë dhe 2 herë të tjera më parë.
Gjithashtu ka pësuar dhe fraktura dhe brinjë të thyera si pasojë e rrëzimit nga shkallët.
Sot Ginsburg është 86 vjeçe dhe është në krye të detyrës si gjykatëse.