Kancelarja Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtare dhe candidate të BA-së, është shprehur pak sa dyshuese lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë këtë vit.
Angela Merkel, shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare, me Maqedoninë ë e Veriut këtëvit. Gjithashtu ajo tha se shpreson shumë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do ta menjanojë grindjen e tyre.
“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, ka thënë Kancelarja, në takimin me komisionet e parlamenteve, të vendeve anëtare të BE-së.
“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, u shpreh kancelarja. Ajo ka ritheksuar edhe njëherë, me këtë rast se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është BE.
Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, kanë marrë fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë, ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e duke e falenderuar kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së, për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e pandemisë.
Më 7 dhjetor, Ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së, do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës, është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet, por për momentin është sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë, nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman.