Kohët e fundit kemi dëgjuar vetëm lajme ndarjeje –bashkimi për Angelina Jolie, e cila bashkë me ish-partnerin e saj Brad Pitt kanë sjellë një nga lajmet më të bujshme të Hollivudit.
Aktorja hollivudiane ka kaluar shumë peripeci me lidhje, dhe ndarje të njëpasnjëshme. Kohët e fundit ajo ka qenë dobësuar tejmase për shkak të ndarjes me ish- burrin Bret Pit.
Ndërkohë, së fundmi mediat e huaja shkruajnë se, Angelina Jolie duket se ka trokitur në zemrën e saj një dashuri e re.
Edhe pse shkurorëzimi nga Brad Pitt nuk ka përfunduar akoma, aktorja hollivudiane dyshohet se është në një marrëdhënie me një koleg, të cilin e ka mik prej vitesh.
Sipas mediave ai që i ka fituar zemrën aktores së famshme është 43-vjeçari Jared Leto.
Burimet thonë se çifti shihet shpesh herë bashkë kohët e fundit, për shkak se aktori i ofroi një rol aktores në një film me të cilin po punon.