Anija “Butrinti” ndërhyn në det, shpëton gomonen me 50 emigrantë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anija “Butrinti”, e Forcës Detare shqiptare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit,

mbrëmjen e së martës ka shpëtuar një gomone me 50 emigrante, mes tyre 40 burra dhe 10 gra.

Siç bën me dije Ministria e Mbrojtjes, gomonia ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Chiosit.

Deklarohet më tej se menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojës bregdetare turke, greke dhe Forontex.

Pas nxjerrjes në breg, emigrantët janë marrë nga roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.

 

Zjarr Tv Ad