Anijet nga Bangladeshi për energjinë, Elezi: Rreth 800 mln euro kostoja për dy vjet, shkatërron turizmin dhe mjedisin

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra miliona euro është llogaritur nga specialistët kostoja për 2 vite e dy anijeve nga Bangladeshi që do vendosen në Vlorë për prodhimin e energjisë elektrike.

Eduart Elezi, ekspert energjie në PD, tha në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Kostana Morava se kjo mënyrë prodhimi energjie përdoret vetëm në vendet e botës së tretë.

Arsyet janë dy, kostoja e madhe financiare dhe ndotja që i shkakton mjedisit.

Elezi: KESH ka lidhur një kontratë për marrjen e dy anijeve me kontratë dyvjeçare. Këto anije instalohen në vendet e botës së tretë, në asnjë shtet të Europës nuk ka forma të tilla të prodhimit të energjisë. Shkaku është kostot shumë të larta që kanë këto anije dhe ndotja e jashtëzakonshme e mjedisit.

Janë anije motor gjenerator dhe punojnë me naftë të rëndë, kategoria D2. Nuk ka legjislacion që të ketë proces biznesi me naftë D2, duhet ndërhyrje në legjislacion. Nafta D2 është e ndaluar për proces biznesi për shkak të ndotjes. Anijet instalohen në bregdetin e Vlorës, një ndër vendet elitare për turizmin. Këto anije janë aq shuë ndotëse sa e bëjnë të pamundur turizmin.

Për Elezin kostot dhe pasojat që sjellin nuk justifikojnë prodhimin. Sipas tij do të ishte më ekonomik dhe efikas vënia në punë e termocentralit të Vlorës.

Elezi: Dy anijet që ka marrë me qira KESH për dy vjet, vetëm qira është 70 mln euro. Po të futim koston e naftës sa harxhojnë për dy vjet, vetëm naftë 700 mln euro. Qira dhe naftë 770 mln euro.

Ka edhe investime nga KESH që janë lidhja e anijeve me rrjetin e transmetimit që do lidhen me stacionin e Babicës dhe pastaj të hyjnë në rrjet transmetimi dhe investimi për bolierët e naftës. Kjo shkon në 800 mln euro. Po të llogarisësh sasinë e energjisë që prodhon në dy vjet dhe kostot, kostoja është 550 euro për megavat.

Me këtë kosto ne kemi një termocentral të Vlorës që punon me naftë mund të kthehet dhe me gaz.

Nuk janë bërë investimet që duhet të ishin bërë. Termocetrali ka një efikasitet më të mirë dhe kosto më të ulët. Këta shpërdorojnë paranë publike sa sjellin anije nga Bangladeshi. Ato nuk mbulojnë nevojat e Shqipërisë, deri në 130 mega kanë kapacitetin maksimal. Me këto anije thjesht kemi thjesht një stopim të turizmit dhe ndotje të bregdetit të Vlorës

Elezi nga ana tjetër thotë se abuzimi i KESH me prokurimet e energjisë elektrike është aq i madh sa për pjesën e 6 mujorit ka harxhuar mbi 200 mln euro më shumë se kuota që i kërkohet.

Ai flet edhe për borxhe të kompanisë.

Elezi: Ka që në muajin qershor që nuk likujdojnë energjinë që kanë marrë. KESH ka 15 ditë që nuk prokuron energjinë se i dështojnë tenderat. Po prodhohet vetëm me kaskadën e Drinit. Me rregullore Fierza në shtator duhet të hyjë me 284 metër, sot që flasim është 11 metër poshtë kuotës.

Nga ana tjetër nuk ka asnjë transparencë.

Elezi: Kanë bërë një platformë të pacertifikuar nga asnjë institucion. Personat që e kanë bërë janë jospecialistë, platforma është diskret. Nuk merr dot asnjë të dhënë nga platforma e KESH./gazetastandard

Zjarr Tv Ad