Anijet shqiptare dhe amerikane manovra në brigjet e vendit tonë, Ambasada e SHBA: Trajnimi tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey bëjnë manovra në brigjet e Shiqpërisë.

Fotoja është bërë publike përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga Ambasada e SHBA në Tiranë, duke shkruan se të gjitha procedurat dhe manovrat janë kryer në përputhje me standardet e NATO-s.

Sipas ambasadës, ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave, asaj shqiptare dhe amerikane.

“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, siç shkruhet edhe në fund të postimit.

Zjarr Tv Ad