Përpiqesh të parkosh ne lagje. Aty ku ke shtepine dhe për të cilen paguan nje serial taksash per jetese ne komunitet. E pamundur. Dikush ka vendosur shirit ne vendin e perbashket te te gjitheve. Sepse duhet mbajtur i zene vendi per betonieret. Ato erdhen mbasi u shkulen pemet, dhe ne as qe na u be vonë. E cna duhej neve. Po sikur te kene armë. Ose me siguri kane lidhje atje lart. Patjetër që po , se për ne të tjerët ja behin e na kërkojnë llogari dhe për teshtimën me zë të lartë! Kështu pra mjedisi i përbashket që nuk doli se ishte shumë, u zaptua. Respekt i dashur zaptues!! Se ti je i paprekshëm nga të paprekshmit.
Të përshëndes duke ulur koken e duke parë hallet e mia .. Se cme duhet mua, apo jo ; ai eshte me i forte dhe une jam një. Mbasi sorollatem e katandisem duke i bertitur makinës , e lë kuturu. Fap sikur dalin nga dheu ata rregulluesit e parkimit, policia bashkiake. Respekt dhe për ta dhe blloqet e tyre. Ata nuk e shikojne shiritin e zaptuesit , që ndonjë ditë do ja behin ne kuzhine. Por shikojne makinën me bllokazh dhe citojne ligjin. Turp për mua. Respekt per zaptuesit ! Respet per Rrajet cdo zone. Se ska cme duhet mua se ATA ma zune ambjentin e perbashket, sic nuk kishte pse te flisja edhe për ceshtje të tjera që gerryejnë direkt jeten time.
Respekt per policin e parkimit qe kap banorë si ne, se edhe ai është i vetëm ne mes te vapës. Po sikur AI i madhi ta heqë nga puna se ky I MADHI ketu e ka mik atë atje. Respekt per te medhenjte . Keshtu që e lëmë që as polici të mos e shikoje betonieren që ka bllokuar trafikun dhe as njeri nga ne mos ta ngrejë zerin. Ne vetem 300 metra shikoj se u beme shume cna duhet neve! Respekt zaptuesve. Shkoj ne shtepi duke pergezuar veten per heshtjen dhe shmangien e sherrit me ATA, por betonieret qe kane punuar gjithe naten e do vazhdojne edhe gjate fundjaves ndjej se ma marrin frymen me një zhurmë të padurueshme. Ndjej sikur skam te drejte te rri ne shtepi. Por nuk dal ne ballkon.
Nuk kerkoj ndihme. Keshtu kane vepruar edhe fqinjet e mi. Te gjithë njesoj. As ata që punojnë natën nuk ankohen. Respekt dhe Inspektorit të Punës që monitoron Kodin e Punes. Për zhurmat? E kujt i bëhet vonë
Cna duhet neve.!! Pse u cmendem ne tna ndodhë si ai komshiu që parkoi aty ku kishin zaptuar ATA dhe ata ja ngriten zgupthi mjetin. Mire ja benë, cju desh atij! Keshtu që bej si fqinjët, dal prapë.
I them me shenja atij te betonieres “ mos u merzit, hape rrugen kur te mundesh. “ . As atij ska ci duhet te merret me zaptuesin e madh , se AI i sistemon gjerat me nje telefon . Po pse tja prishim qetesinë atij, që tu prishë qetesinë ATYRE? Vazhdoj e lumtur perpara, se shpetova pa bere sherr, pa ngritur zerin. Nuk ishte radha ime për tu rrahur sot ! Me nje fjalë model i shkelqyer , se kushedi ku e kanë armën, shkopin e bejsbollit, kushedi ke telefonojne. Hedh syte dhe krahasoj perditshmerine e te PANDESHKUESHMEVE ndaj te cileve nuk protesojme me dhe te cilet vazhdojne perpara te zaptojne cdo gje tonen !! Tmerr apo jo??? ! Nuk e di , nese jemi pak ne, apo më shumë ATA, që kanë tipare te njejta.
Ata rrembejnë toka të trasheguara , ata rrahin herë në Krujë dhe herë ne bllok , e herë ne bregdet. Kercenojne duke nisur me formen me te kulturuar duke te keshilluar, pastaj vijne verdalle te afermeve te tu dhe vijne tek ti. Ne jeten tende ATA jane patjeter ne nje forme apo ne nje tjeter. Kuptoje kete Ata janë bij deputetesh , jane te forte qe jane hyre ne politike dhe te forte qe pas rrembimit te votave , duhet te marrin mbrapsht dicka. Ata nuk hetohen. Ata nuk shpallen fajtore, Ata nuk arrestohen. Për ta egziston procedura. Për ne mbijetesa. Ndaj kur ai të vjedh token me falsifikim dhe ti denoncon se kadastra është krim i organizuar” , askujt ti behet vonë. mbasi mbarojne pune me pronen tende , ATA vijne tek familja jote. Prona , jeta familja jote sjane me te garantuara , ne rast se i paprekshmi i do , do ti marre. E vetmja e drejte per ty , eshte sa do zgjase perpelitja
Herë pas here do behet pak zhurme, por prape do vazhdoje ky rregull i pashkruar. Kur ti ngre zerin për spitalet, punën, sigurinë , garancinë , ngre zerin për policin që flaket ne rruge, atë që hetohet për nje pako cigare kontrabande, për te drejtat që janë të tuat, shikon që shteti , policia, prokuroria , inspektoriati, shendetesia, e keshtu me radhë, sjanë të tuat mik. Janë të atij. Zaptuesit! E jona është heshtja dhe dhimbja që ndjemë nga ai shkopi i bejsbollit qe masakroi qytetarin e gurores.