Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e djeshme si rrallë herë moderatorja Anjeza Maja ka folur për jetën e saj private në emisionin’ You & Me’ që drejtohet nga dy moderatorët e njohur Julka Gramo dhe Ardit Roshi.
Ndër të tjera moderatorja ka zbuluar dhe arysen pse është single akoma duke treguar se për momentin ka një krizë meshkujsh dhe ajo ende nuk ka mundur të gjejë një mashkull në nivelin e saj.
“Do të doja të kisha në krahë një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”, – është shprehur Anjeza.