Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u përball në Prishtinë me shqetësimin e qytetarëve të Kosovës për abuzimin me çmimet në bregdetin shqiptar.Ndërsa ka prekur nga afër të gjithë vijën bregdetare për shkak të turit të nisur për njohjen me shqetësimet e operatorëve turistikë, Basha tha se Shqipëria ashtu si çdo vend tjetër por përballet me vështirësi për shkak të pandemisë, porse çmimet nuk janë të tilla që të mbajnë larg pushuesit shqiptarë nga të gjithë trevat shqiptare.Madje Basha nënvizoi se pushuesit vendas shihen si shpëtim për sektorin e turizmit, në kushtet edhe të mbylljes së kufijve, ndaj dhe ftesa e tij ishte ti drejtohen Shqipërisë për pushime.Basha: Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ti drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë që janë të hapura, janë dhe plazhet e Kosovës dhe të çdo qytetari të Repubikës së Kosovës. Kam pasur rastin të vizitoj nga Velipoja në Divjakë, në Vlorë dhe Sarandë, jo vetëm kombinimi i nxehtësisë verore me bukuritë natyrore por edhe çmimet që kam parë aty më duket se përbëjnë një arsye më shumë për t’ju afruar dhe jo për t’ju larguar bregdetit shqiptar.Natyrisht që pandemia ka sjellë vështirësitë e veta si kudo në botë por mund t’ju them se në terësi sektori i mikëpritjes turistike shqiptare është mëse i përgatitur dhe mikëpritës ndaj pushuesve. Në këto këto të vështira për fat të keq sytë i kemi nga vëllezërit dhe motrat tona, qoftë pushuesit e Shqipërisë, pushuesit nga Kosova, pushuesit nga Maqedonia e Veriut i kanë dyert e hapura.Natyrisht jam i brengosur për disa gjëra që nuk i kam në dorë por që ju siguroj që nesër do ti korrigjojmë siç është taksa e Rrugës së Kombit. Përsëris ftesën time drejtuar pushuesve nga Kosova, ju presin me krahë hapur dhe besoj se do të bëjnë më të mirën që të ndihen si në shtëpinë e tyre përgjatë gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë.Deklaratat Basha i bëri në konferencën e përbashkët me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së tij dyditore që po zhvillon në Kosovë me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti me të cilin pati më herët një takim.
Ankesa për abuzime me çmimet në bregdet, Basha mbron operatorët shqiptarë në Prishtinë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...