Ankimimi i partisë së Fatmir Mediut për të zhvilluar tubime elektorale, Kushtuesja përfundon shqyrtimin

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuse ka përfunduar shqyrtimin e depozituar nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Mediu me bërjen funksionale të kësaj gjykate, depozitoi kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, që ndalon grumbullimet mbi 10 persona. Sipas republikanit, ky vendim penalizon partitë politike që të bëjnë tubime elektorale para zgjedhjeve.

Vendimi për ankimimin e Mediut për ndalimin e grumbullimeve GJK do e japë në një moment të dytë.

Partia Republikane Shqiptare, si parti politike e cila është aktualisht e angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, si dhe partitë e tjera opozitare, dëmtohen rëndë nga akti objekt kërkese i cili ndalon specifikisht aktivitetin e këtyre partive dhe për pasojë vetë esencën e ekzistencën e tyre si parti politike.

Akti objekt kërkese pengon specifikisht, në mënyrë drastike, kërkuesindhe partitë opozitare në përmbushjen e rolit të tyre Kushtetues si parti politike; pra si një faktor qendror i formimit të vullnetit politik të zgjedhësve. Për pasojë, akti objekt kërkese bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndaj si i tillë duhet të shfuqizohet”, -thuhet në kërkesën e PR të depozituar në Gjykatën Kushtetuese

 

Zjarr Tv Ad