Ankona/ 6 persona kanë humbur jetën dhe 7 në koma

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë të rinj të grupmoshës nga 14 në 16 vjeç, si dhe një nënë që shoqëronte të bijën, janë viktimat e një panikut që mbërtheu frekuentuesit e një diskoteke në Ankona të Italisë, duke bërë që të kërkonin arratinë duke shkelur mbi njëri-tjetrin.

Shkak i panikut gjatë një koncerti të reperit Sfera Ebbasta duket se është bërë përdorimi i një gazi lotsjellës. Mes të plagosurve, 7 janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, madje raportohet të jenë në koma të induktuar.  Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalet rajonale, Torrete, Senigallia dhe Jesi, me ata në gjendje më të rëndë në të parin. Hetuesit kanë nisur ndërkohë të vlerësojnë provat, qoftë për të përcaktuar më saktë dinamikën e tragjedisë, që të risjell në kujtesë ngjarjen e ndodhur në sheshin “San Carlo” të Torinos, qoftë edhe dyshimet mbi hipotezën se në mjedisin në fjalë ndodheshin më shumë persona nga sa mund të lejohej.

Dëshmitarë të incidentit thonë se gjithçka ka nisur pas një grindjeje mes të rinjve, e tregon edhe një video ku shihet një djalë që përdor sprajin në fjalë, ndaj një tjetër djali që ishte në sallë me të cilin mund të ketë debatuar. Bashkëshorti i gruas së vdekur thotë se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen, me Eleonorën që ka lënë pas 4 fëmijë, ndërsa pretendon se salla ishte e tejmbushur me adoleshentë të dehur.

Zjarr Tv Ad