Anti-mitingu i Ramës/ Edita Tahiri ironizon kryeministrin: Frikë nga humbja e pushtetit. Mjerim politik!

0
751
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama ka kërkuar nga degët lokale të PS, bashkitë, drejtoritë, deputetët dhe ministrat që të mbledhin sa më shumë njerëz në 28 korrik në Tiranë.

PS do të organizojë një anti-miting, pas protestës madhështore të opozitës në 7 korrik.

Pjesëmarrja në shesh ka qenë surprizuese edhe për Edi Ramën, siç është shprehur këshilltari i tij Baton Haxhiu.

Në këto kushte, Rama ka vendosur të bëjë një matje forcash.

Por reagimet kanë qenë të shumta pasi u njoftua anti-mitingu i socialistëve.

Ish-kryenegociatorja e dialogut Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri, ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ajo shprehet me fjalët: “Ka dy lloje mitingje, nje lloj qe shpreh pakenaqesine e qytetareve dhe lloji i dyte qe shpreh friken nga humbja e pushtetit. Lloji pare eshte kurajo demokratike, ndersa lloji i dyte eshte mjerim politik”.

Zjarr Tv Ad