Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama do nxjerrë përdhunshëm administratën nesër në shesh në një anti-miting, të nxitur nga protesta masive e 7 korrikut.
Ai do e justifikojë këtë anti-miting me faktin se do festohet hapja e negociatave.
Jo vetëm kaq, por Rama thotë se do festohet edhe 100-vjetori i marrëdhënieve me SHBA.
Ndërkohë Rama po njofton rregullisht edhe cilët do jenë këngëtarët që do marrin pjesë në anti-miting.
Në një prej këtyre njoftimeve, spikat edhe komenti i politikanit demokristian Nard Ndoka.
Ai e pyet Ramën nëse do marrë edhe Lulzim Bashën për të kënduar himnin.
Batuta është bërë virale në median sociale.