Antiamerikani Eskobar

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Xhafka

Mbrëmë në një kanal televiziv u përshfaq zoti Eskobar. Them u përshfaq se ka tre ditë që na bëri shfaqje non-stop në sytë tanë. Me takime, me përqafime dhe me këshillime. Ky burrë i gjatë, që mban post të lartë në USA, guxoi të na japë mend edhe për cilin të votojmë. Kaq e kapi deliri sa, mos o zot, po prisja të na thoshte dhe kë të duam, me kë të fejohemi dhe çfarë të gatuajmë të hënave deri të dielave.

Në fund, si për ta vulosur, lëshoi dhe një batare me nënkuptime se paska plot njerëz në Shqipëri që mbjellin antiamerikanizëm. E tërci e vërrci d.m.th.

O njeri i rëndësishëm matanë oqeanit, nuk punon kush te ne kundër Amerikës se atë rol po e kryen ti shkëlqyeshëm. Dhe ja si:

-Derisa ti nuk thua një kritikë ndaj kësaj qeverie të korruptuar në çdo zyrë, siç e shkruan DASH-i yt,

-Derisa nuk ti ve ulërimën që vendi im është më i varfëri në Evropë, sipas Bankës Botërore që gjendet në Nju Jorkun tënd,

-Derisa t’u korruptua FBI-ja jote sipas një jurie të madhe në Manhatanin tënd dhe ti hesht,

-Derisa ti takon një parti fantazmë që s’ka mbështetje e votues vetëm që t’i pastrosh rrugën më 14 maj,partisë komuniste të Edi Ramës,

-Derisa bën non-grata Sali Berishën me thashetheme kafenesh dhe akoma pas dy vjetësh ti nuk sjell një provë.

Ti, zoti Eskobar me vizitat e fjalimet e tua po na shfaq një Amerikë arrogante, një Amerikë jo demokratike, një Amerikë bulliste dhe një Amerikë larg asaj që ëndërruam ndër breza.

Ju, sigurisht nuk e dini që në një roman të Kadaresë ka një personazh që quhet “Plaka Nurihan”. Komunistët pas luftës sa erdhën në pushtet i morën asaj krejt pasurinë dhe vilën. Ama e lejuan që të banonte poshtë në bodrum. Dhe atje për 45 vjet rresht ajo dëgjonte “Zërin e Amerikës” pa lodhje e me shpresë se ju do e rrëzonit Enver Hoxhën.

Ashtu si Nurihani ëndërronim ne të gjithë që jetonim në burgun Shqipëri. E kur atë ëndërr më në fund e realizuam vetë, kur vendosëm demokracinë dhe po luftonim ta përsosnim atë, na vjen mes nesh një amerikan që sillet si antiamerikan i zjarrtë. Ky quhet Eskobar.

Na dikton zotëria për kë të votojmë dhe lyen me bojë shkëlqimi një qeveri që shiti krejt atdheun e po largon shqiptarët nga trojet e tyre.

Ndaj, o amerikani Eskobar, sillu të paktën në një vizitë tënden si amerikan!

Sillu siç ne e kemi dashuruar Amerikën!

Zjarr Tv Ad