Antony Blinken kërkon që Rusia të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar abuzimet e Rusisë me të drejtat e njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar në sulmin ndaj Ukrainës, teksa hodhi idenë që Rusia të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Me shumë të drejtë mund të pyetet nëse një shtet anëtar i OKB-së që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër duke kryer abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare, duhet të qëndrojë në këtë Këshill”, deklaroi Blinken.

Në këshill janë 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku një prej tyre është Rusia. Blinken kritikoi gjithashtu vende si Kina, të cilat nuk e kanë deklaruar qartë se Rusia është autori i vetëm i kësaj krize.

Zjarr Tv Ad