Antony Blinken: SHBA nuk ka strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë asnjë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë, u tha sot gazetarëve Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, pasi presidenti Joe Biden tha se Presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

“Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, theksoi mbrëmë se, thjesht, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të zhvilluar luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër”, tha Blinken gjatë një vizite në Jerusalem.

“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi – apo kudo tjetër, meqë ra fjala”, shtoi ai.

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Poloni, të shtunën (26 mars) presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Ukraina nuk duhet të frikësohet pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj.

Presidenti Joe Biden, i bëri thirrje popullit rus që të kundërshtojë regjimin e presidentit Putin, duke thënë se një lider si ai nuk meriton të jetë në udhëheqje.

“Më lejoni të them këtë, nëse jeni në gjendje të më dëgjoni. Ju, populli rus nuk jeni armiku ynë. Refuzoj të besoj se ju e mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm. Ose që pranoni [shkatërrimin] e spitaleve, shkollave, materniteteve, për hir të Zotit, duke u goditur me raketa dhe bomba ruse”, deklaroi presidenti Biden, mesazh ky adresuar popullit rus.

Biden, porositi Moskën zyrtarë që të mos i shkoi mendja të sulmoi asnjë centimetër të territorit të NATO-s, pasi siç tha ai, do të ketë pasoja të rënda.

Zjarr Tv Ad