Anulimi i mbledhjes, Kosovë-Shqipëri, reagon analisti politik, Blerim Hyseni: Rama u shndërrua në politikan antikombëtar

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti politik, Blerim Hyseni, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë. Për Open-TV, ai ka deklaruar se ky anulim dëshmon se marëdheniet mes dy vendeve asnjëherë s’kane qenë në këtë nivel dhe krizë të thellë politike.

Sipas tij, ambiciet e shfrenuara të Edi Ramës sollën situatën në këtë fazë.

“Anulimi i mbledhjes mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë dëshmon marëdheniet mes dy vendeve të cilat asnjëherë s’kanë qenë në këtë nivel dhe krizë të thellë politike. Deri në këtë fazë erdhi nga njëra anë tendenca dhe ambiciet e shfrenuara të kryeministrit shqiptar për t’u dëshmuar si politikan i rangut botëror, por kjo në korriz të interesit kombëtar. Nga ana tjetër jemi dëshmitar të marëdhënieve të ngushta mes Ramës dhe Vuçiqit dhe insistimi i kryeministrit Rama për zhvillimin e projektit serb ‘Open Ballkan’ thelloi hendekun e marëdhenieve mes Kosoves dhe Serbisë. Me një fjalë Rama dëshiron të shtrijë ambiciet e një lideri me përmasa evropiane, ndërkohë që gjithnje e me tepër po bëhet politikan me përmasa antikombëtare”, ka thënë Hyseni. (Open-TV)

Zjarr Tv Ad