Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, dy anëtarët e KQZ thërrasin mbledhje urgjente

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thërritur një mbledhje urgjente mesditën e sotme, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba dhe anëtari tjetër i propozuar nga Partia Socialiste Bledar Skënderi.

Në fjalën e tij në konferencën e mëngjesit të sotëm, Meta tha se nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm mazhoranca atëherë popullit i cenohet e drejta për të votuar dhe se standardet shkelen në mënyrë flagrante.

“Kjo është një situatë ekstreme. Ky proces zgjedhor është fiktiv dhe farsë. Mazhoranca tenton kapjen e plotë të të gjitha institucioneve ndërsa opozita tenton të delegjitimojë të gjitha institucionet. Të zgjedhurit nga ky proces do dëmtonin strukturën demokratike”, deklaroi Presidenti.

Sakaq Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Zjarr Tv Ad