Anulohen dhjetë fluturime drejt Rinasit, TIA: Shkak mjegulla e dendur, nesër pritet të normalizohet situata

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka njoftuar se janë anuluar dhjetë fluturime, apo zhvendosur për shkak të kushteve të këqija të motit në vende të ndryshme të Europës.

Bëhet me dije se gjashtë avionë të linjës ajrore Ëizz Air kanë kryer ulje në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës që ka përfshirë vendin tonë, ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.

Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar transportin e pasagjerëve nga Shkupi drejt Tiranës. Po ashtu thuhet se disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse. Ndërkohë ditën e nesërme pritet një normalizim i situatës.

“Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Ëizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës. Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.

Gjashtë avionë të linjës ajrore Ëizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër. Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa”, thuhet në njoftimin e TIA.

Fluturimet drejt Rinasit që janë anuluar apo zhvendosur janë si më poshtë:

Gjermani, Eindhoven (Është ulur në Shkup) Pritet që pasagjerët të transportohen drejt Tiranës.

Francë, Beauvois (Anuluar)

Itali, Nuremberg (Anuluar)

Itali, Bologna (Anuluar)

Zvicër, Gjenevë (Anuluar)

Itali, Katanja (Anuluar)

Itali, Pizza (Anuluar)

Zjarr Tv Ad