Anulohet Kardhiq – Delvinë, mbetet përgjysmë një ndër segmentet më të rëndësishme rrugore

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Belinda Balluku ka anuluar tenderin për ndërtimin e Lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë. Ky vendim vjen pas pikëpyetjeve të shumta të lidhura me tenderimin pasi ministria kishte përzgjedhur ofertën 5 mln dollar më të lartë e bërë nga një kompani italiane ndërsa ishin skualifikuar 5 kompanitë të tjera që ishin në garë.

Anulohet  ndërtimi i lotit të 7 të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë. Mësohet se vendimi është marrë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila ka kërkuar që fondet të rialokohen në disa projekte të  tjera.

Pavarësisht premtimeve dhe rëndësisë këtij segmenti rrugor ministrja ka vendosur anulimin e këtij tenderi. Ky vendim vjen pas shumë pikëpyetjesh të ngritura në lidhje me këtë tender.

Sipas burimeve, në garë për ndërtimin e këtij tenderi u futën 6 kompani ndërsa ministria e Infrastrukturës skualifikoi 5 kompanitë që kishin bërë ofertë më të ulët  duke lënë në garë IRCOP-, e cila mësohet se dha ofertën me çmimin më të lartë.

Shqetësues mbetet fakti se diferenca në çmimin e ofruar nga kjo kompani në krahasim me subjektet e tjerë është mbi 5 milion $.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor që është në ndërtim e sipër është 2.3 mld Rruga Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ndërsa është cilësuar një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.

Ndërtimi i këtij aksi ishte përzgjedhur në 5 veprat kombëtare që qeveria parashikonte të ndërtoheshin përmes skemës së Partneritetit Publik Privat. Kjo rrugë ka qenë në plan për tu ndërtuar që në 2008 por ndërtimi është zvarritur deri më sot.

Zjarr Tv Ad