Anulohet koncerti i Pavarësisë në Vlorë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koncerti i parashikuar të mbahej për 109 vjetorin e Pavarësisë në qytetin e Vlorës është anuluar, njofton Bashkia. Shkak është bërë moti i keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme. Përveç rreshjeve të shiut, në Vlorë ka nisur prej disa orësh edhe era e fortë.

“Të dashur qytetarë!

Me keqardhje ju njoftojmë se për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe të furtunës kemi qenë të detyruar të anullojmë koncertin e parashikuar për t’u zhvilluar në orën 18.00.

Faleminderit për mirëkuptimin”, njofton Bashkia e Vlorës.

Zjarr Tv Ad