Anulohet misioni i dytë indian në Hënë, shkak problemet teknike

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Misioni i dytë hapësinor i Indisë është ndaluar më pak se një orë, përpara nisjes se sondës për shkak të problemeve teknike.

Numërimi ndaloi 56 minuta pasi u vu re një problem teknik në sistemin e nisjes, tha agjencia hapësinore në Indi.

Sateliti ishte planifikuar të nisej rreth orës lokale 02:51 të hënën nga stacioni Sriharikota në bregun lindor të Indisë.

Një datë e re për nisjen e sondës do shpallet së shpejti.

India shpreson se misioni prej 150 milion dollarësh, Chandrayaan-2, do të jetë i pari që do të mbërrijë në polin jugor të Hënës.

Sonda do të përqendrohet në sipërfaqen hënore, duke kërkuar për ujë dhe minerale.

Nëse do jetë i suksesshëm, India do të bëhet vendi i katërt që do ulet në sipërfaqen e Hënës.

Vetëm SHBA, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë.

 

Zjarr Tv Ad