Anulohet protesta te Kryeministria, një pjesë e studentëve zhvendosen përpara Ministrisë së Arsimit/ Çfarë pritet të ndodhë në vijim?

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm Universitetet në të gjithë vendin kanë hapur dyert për studentët, ku padyshim çështja kryesore e debateve dhe diskutimeve ka qenë paisja e tyre me certifikatë vaksinimi.

Në disa universitete të Tiranës, si Fakulteti i Shkencave të Natyrës apo Filologjiku, studentët nuk janë lejuar që të hyjnë  në auditore nëse nuk kishin certifikatë vaksine apo test, ndërkohë që në rrethe situata ka qenë disi më e qetë. Edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës, një pjesë e mirë e studentëve janë lejuar që të hyjnë në ambientet e brendshme të auditoreve, dhe kjo ka sjellë edhe një çoroditje, duke anuluar një protestë që ishte paralajmëruar përpara kryeministrisë.

Pjesa e studentëve të FSHN-së kanë shkuar për të protestuar pranë Ministrisë së Arsimit, dhe mbetet në pritje të një përgjigje për mënyrën si do të procedohet, sa kohë që nuk pranojnë që të bëjnë vaksinën.

Në këtë mënyrë është anuluar protesta që do të mbahej te kryeministri, por avokati Altin Goxhaj dhe studentët që kanë iniciuar këtë lëvizje thanë se kjo është një tërheqje e përkohshme, në varësi të vijimit që do të ketë qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Në rast se studentët nuk do të pranohen në auditore të pavaksinuar, protestat do të jenë të përditshme, duke nisur nga ora 10:00 e pasdites.

Qëndresa e studentëve, ku pjesa dërrmuese e tyre janë të pavaksinuar, duket se ka bërë që Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë të tërhiqen nga urdhëri i prerë i tyre, megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim si do të procedohet, nëse do të ketë rikthim të mësimit online apo një rrugë tjetër.

Zjarr Tv Ad